Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Onkologu i LDK-së kërkon dorëheqjen e ministrit Latifi: Vetëm ai dhe Qeveria nuk po e shohin dështimin

Lajme 11/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ekrem Hyseni, onkolog dhe ish-deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka dal me disa kritika ndaj Qeverisë dhe ministrit të Shëndetësisë Rifat Latifi.

Hyseni ka thënë se paaftësia e Qeverisë është duke dëmtuar shëndetin e qytetarëve, duke i lënë pa shërbime shëndetësore, barna e investime kapitale.

“Është kjo Qeveri që javë më parë nuk ua vazhdoi kontratat mbi 1,000 pjesëtarëve të stafit mbështetës në luftën kundër pandemisë. Në kohën e kësaj Qeverie, përkatësisht në periudhën janar – maj 2022, mbi 520 qytetarë tanë kanë kërkuar shërim jashtë vendit. Në kohën e kësaj Qeverie, në QKUK, janë vetëm 48 anesteziologë, të cilët duhet të shërbejnë për 44 njësi – pra as dy sosh për njësi operuese”, ka shkruar Hyseni.

Ai ka thënë se ministri Latifi kishte deklaruar më parë se do të dorëhiqej nëse dështon, por sipas Hysenit vetëm ministri dhe Qeveria nuk po e shohin dështimin në shëndetësi.

“Nëse këta që kanë dështuar vendosin edhe ta pranojnë dështimin, i bie që ministri në fjalë mjaftohet me ikje nga vendi”, ka shkruar Hyseni.

Lexoni më poshtë postimin e tij të plotë:

Të nderuar qytetarë,
Paaftësia e kësaj Qeverie është duke dëmtuar seriozisht shëndetin e qytetarëve.
– Paaftësia qeverisëse po i lë qytetarët pa shërbime shëndetësore.
– Profesionistët shëndetësorë po i trajton me lëmoshë, gjersa investimet kapitale në këtë fushë janë realizuar vetëm 5%.
– Është kjo Qeveri që profesionistët shëndetësorë vazhdon t’i trajtoj me lëmoshë, gjersa vetëm për pak kohë mbi 120 profesionistë shëndetësorë kanë lënë vendin, ndër ta edhe 40 specializantë.
– Është kjo Qeveri që javë më parë nuk ua vazhdoi kontratat mbi 1,000 pjesëtarëve të stafit mbështetës në luftën kundër pandemisë.
– Në kohën e kësaj Qeverie, përkatësisht në periudhën janar – maj 2022, mbi 520 qytetarë tanë kanë kërkuar shërim jashtë vendit.
– Në kohën e kësaj Qeverie, në QKUK, janë vetëm 48 anesteziologë, të cilët duhet të shërbejnë për 44 njësi – pra as dy sosh për njësi operuese.
– Në kohën e kësaj Qeverie, janë stërzgjatur listat e pritjes së qytetarëve për të marrë shërbimet shëndetësore, duke mbërritur deri në mesin e vitit 2023.
– Në kohën e kësaj Qeverie, mungesa e barnave në listën esenciale tashmë është bërë e zakonshme, me theks të veçantë shumë prej ilaçeve për sëmundjet malinje të cilat janë të domosdoshme për mjekimin e kësaj sëmundje të rëndë.
– Në kohën e kësaj Qeverie, sipas KDI-së, Ministria e Shëndetësisë paguan 280% më shtrenjtë 1gr Paracetamol për injeksion në krahasim me vlerën e tregut me pakicë.
– Në kohën e kësaj Qeverie është ulë buxhetin për Ministrinë e Shëndetësisë për rreth 60 milion euro.
– Në Ministrinë e Shëndetësisë, nga 15 projekte kapitale, kanë nisur vetëm 2 prej tyre, dhe atë në vlera minimale. Në këtë ministri, gjatë këtyre 6 muajve, janë shpenzuar vetëm 5 % nga buxheti për investime kapitale, më saktësisht, nga 10,063,000 euro janë shpenzuar vetëm 530,702 euro.
– Në kohën e kësaj Qeverie dominon arroganca, mosveprimi, propaganda, jo dëgjueshmëria profesionale, tipare këto të qeverisjeve të paafta dhe populiste, ndaj dhe kjo qeveri nuk bën përjashtim me sjelljen e saj.
– Në kohën e kësaj Qeverie, përkundër të gjithave e gjithçkaje, ne si parti opozitare kemi ofruar Ligjin për Shëndetësinë, në mënyrë që t’ju dalim në mbrojtje qytetarëve dhe profesionistëve shëndetësor, ndërsa si kundërpërgjigje kemi marrë padëgjueshmërinë.
– Kjo Qeveri e përjashton një Ligj të gatshëm vetëm e vetëm se e ka ofruar opozita, duke humbur kështu kohë për më shumë se një vit.
– Këto janë vetëm disa nga dështimet e fundit të kësaj Qeverie, që e bëjnë epilogun e tmerrshëm në fushën e shëndetësisë, ku burim parësor definitivisht e kanë paaftësinë.
– Mos të harrojmë se, kohë më parë, Ministri i Shëndetësisë, ka deklaruar se në rast dështimi ai kthehet nga ka ardhur.
– Së pari është e frikshme se si vetëm ai dhe Qeveria e tij nuk po e sheh dështimin e tyre të thellë edhe në shëndetësi.
– Së dyti, nëse këta që kanë dështuar vendosin edhe ta pranojnë dështimin, i bie që ministri në fjalë mjaftohet me ikje nga vendi.
– Kësaj Qeverie, edhe sot i bëjmë thirrje dhe i themi që: provo për të dëgjuar, provo për të mësuar dhe në fund për të punuar, ndryshe do të mbeteni vula e dështimit dhe dëmtimit të shëndetit të krejt qytetarëve të vendit.

Artikulli paraprakGjashtë raste të reja pozitive me Covid
Artikulli i rradhës Rifat Latifi: 30 vjet kam qenë mjek, as 10 herë nuk kam kërku rezonancë magnetike

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.