Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Dr. Ilir Kurtishi, duket se është i pasionuar pas futbollit.
Ekipi i preferuar i tij, si edhe miliona njerëzve nëpër botë, është Barcelona. Këtë ekip dhe futbollistin më të mirë në botë Messin, Kurtishi përveç që i ka fort në qejf edhe i promovon në Facebook.
Ndërsa para disa dite ai ka postuar edhe një fotografi ku shihet i veshur me fanelën e personalizuar të Barcelonës me numrin 10.
Sa për kureshtje ekipi i preferuar i Kurtishit është në gjysmë finale të Ligës së Kampionëve. Barcelona do të ndeshet nesër me Liverpoolin në ndeshjen e kthimit, kurse lojën e parë e ka fituar 3:0. /Gazeta Shneta/