Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Operacioni i rrallë: Mjekët i hapin kokën për t’i hequr tumorin, pacienti i bie klarinetës

Jetë 17/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndërhyrje kirurgjikale për tumor në tru, i pari i kryer në këtë mënyrë në Itali, në Spitalin S.Anna në Ferrara. Pacienti, në muajin shtator u operua zgjuar, ndërsa luante klarinetë, në gjendje vigjilente dhe bashkëpunues”, shkruan BW. Reparti i Neurokirurgjisë i drejtuar nga Michele Alessandro Cavallo, është një pikë referimi ndërkombëtare për ndërhyrjet që bëhen me pacientë zgjuar dhe jo me anestezi.

Në rastet e tumoreve në kokë qëllimi neurokirurgjik është i dyfishtë: largimi më i madh i masës që është e mundur dhe minimizimi i dëmtimeve të mundshme të funksioneve cerebrale të shkaktuara nga operacion.

Ka mjete për të monitoruar funksionet motorike, por jo të ndjeshmet, dhe ndërhyrja mund të kryhet me kirurgji zgjuar me monitorimin intraoperator të funksionit motorik falë regjistrimit të “sinjaleve elektrike” nga ana e neurofiziologëve. Fakti që pacienti është një muzikant profesionist ka krijuar mundësitë për të tentuar ruajtjen, me rezultate pozitive edhe të ndjeshmërisë.

Pacienti, që vjen nga një rajon tjetër, në verë kishte kaluar një krizë të papritur epilepsie. Kontrollet konfirmuan se shkaku ishte një tumor që ndodhej në zonën e djathtë të ndjeshme të trurit, e njëjta zonë nga e cila vjen perceptimi i ndjeshmërisë së dorës dhe krahut të majtë, shkruan La repubblica.

Pacienti luan në klarinetë, instrument që kërkon lëvizje të shpejta, precize dhe  pothuajse automatike të gishtërinjve (veprimi i një muzikanti gjithmonë përcaktohet dhe modulohet nga perceptimi i komponentëve të instrumentit, të tilla si kordat për kitarën, çelësat për pianon, vrima dhe çelësat për klarinetin).

Pra, për herë të parë në Itali, me propozimin e neurokirurgut Pasquale De Bonis dhe Drejtorit të Neurokirurgjisë, Michele Alessandro Cavallo, u vendos që të ndërhyhej duke hequr neoplazinë ndërsa pacienti – disponueshmëria e të cilit ishte thelbësore – luante në klarinetë. Duke stimuluar në fazat operative zona cerebrale specifike, janë shkaktuar çrregullime komplekse shqisore.

I njëjti pacient mundi të tregonte se ai nuk ishte në gjendje të drejtonte gishtat e dorës së tij të majtë, për ndryshimin kalimtar të ndjeshmërisë.

Gabimet në luajtjen e këngëve bënë të mundur që mjekët neurokirurgë të vijonin operacionin me ‘hartë de kufij’ duke shmangur edhe rrezikun më minimal të dëmeve.

Ndërhyrja ka zgjatur katër orë, gjysma e të cilave me pacientin zgjuar. Imazhet e rezonancës magnetike pas operacionit treguan heqjen optimale të neoplazmës.

Pacienti, që la spitalin pas disa ditësh, iu ka dërguar ditët e fundit mjekëve të Repartit të cilët e operuan një video ku tregon se ai luan me perfeksion disa pjesë të muzikës klasike.

Artikulli paraprakQëndrimi para kompjuterit jo rrezik për foshnjet, por për nënat
Artikulli i rradhës Kanceri i vezoreve: Shenjat që tregojnë se vuani nga kjo sëmundje

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.