Gjatë ditës së djeshme në QKUK, ka ndodhur një rast mjaft interesant dhe që është dashur të intervenohet, tregon Hajdin Thaçi, drejtor i ORL-së.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook, ka treguar se kanë arritur të kryejnë një operacion të suksesshëm ndaj një fëmije 16 muajsh të cilit i është nxjerrrë një kokërr fasuleje nga broniku i djathtë, siç shkruan Periskopi.
Për më shumë ndiqni postimin e plotë të Hajdin Thaçit: Sot në Kliniken e ORL-së u shpëtua jeta e fëmijës 16 muajsh i cili kishte aspiruar kokrrën e fasules në bronkun e djathtë, veprim ky që kishte bllokuar në tërësi mushkërinë e djathte.