Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Opozita kërkojnë që Vitia të raportoj në Komision për shkarkimin e anëtarës së Bordit të OSHP-së

Lajme 24/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, e kanë quajtur anti-ligjor vendimin e Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e Kimete Gashi, anëtare e Organit Shqyrtues të Prokurimit, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë kërkuar që për raportim të vije për raportim ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ta arsyetojë këtë vendim.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e konsideron si absurde vendimin e Qeverisë për shkarkimin e Kimete Gashit nga Bordi i OShP-së.

“Pse është vendim i tillë, pse është ndarë vetëm një anëtar. Qeveria është dashur të vijë të tregojë për vendimin, konkretisht ministri i Shëndetësisë, e jo në këtë mënyrë. Qeveria nuk mundet me konstatu se një Bord ka bërë shkelje kur nuk ka vendim të Gjykatës”, tha Hoti.

E deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, kërkoi që ministri i Shëndetësisë të vijë në Komision e ta arsyetojë vendimin.

“Pse është kaq komod krejt stafi dhe një tjetër të jetë në qendër të vëmendjes. Ministri është dashur të vijë këtu dhe të jap përgjegjësi pse e ka marrë këtë vendim. Ministri i Shëndetësisë është dashur të vijë këtu dhe ta arsyetojë këtë vendim”.

Edhe deputetja Duda Balje, tha se qysh ka mundësi që Gashi të ketë përgjegjësi e vetme, raporton EO.“A keni marrë vetëm një fakt për përgjegjësi të Kimete Gashit. A kemi ne të drejtë që të themi se janë fajtor kur Gjykata ka thënë se nuk janë fajtorë. Ku është fanti që Gashi individualisht është fajtore për pikën me të cilën po diskutojmë”, tha Balje.

Kryetari i Komisionit, Armend Muja, adresoi akuza ndaj Bordit të OShP-së se po tentojnë të bëjnë kontrabandë të barnave, me insistimin për sigurimin e tenderit për insulina pa autorizim të marketingut.

Ai paraqiti dy vendime të OShP-së njërën në vitin 2019 dhe tjetrin në vitin 2021, ku tha se ka kontradiktë mes tyre. Mirëpo, anëtarja e Bordit të OShP-së, Kimete Gashi, insistoi në ligjshmërinë e vendimet  për tenderin për insulina, ku tha se i njëjti është vërtetuar edhe nga gjykatat e rregullta.

Artikulli paraprakStudimi i ri: Dhimbja kronike më e përhapur se diabeti dhe depresioni
Artikulli i rradhës Dështon projektligji për Shëndetin Riprodhues dhe FAM, tre deputetë të koalicionit votuan kundër

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.