Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dështon projektligji për Shëndetin Riprodhues dhe FAM, tre deputetë të koalicionit votuan kundër

Lajme 24/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Tre deputetë të koalicionit qeverisës, Ekrem Mustafa, Fidan Jilta dhe Fitim Haziri kanë votuar kundër Projektligjit për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimit të Asistuar. Projektligji ka dështuar të kalojë në mungesë të kuorumit.

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të votohet Projektligji për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar Mjekësor.

Projektligji, i cili ka hasur në kundërshtinë e disa deputetëve të koalicionit qeverisës, ka dështuar të kalojë në mungesë të kuorumit. Disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë marrë pjesë në votim.

“Vetëm 59 deputetë po marrin pjesë në votim. Konsideroj se nuk e kemi kuorumin e mjaftueshëm, kështu që nuk po e përsërisim më”, tha kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca.

Tre deputetë të koalicionit qeverisës, Ekrem Mustafa, Fidan Jilta dhe Fitim Haziri kanë votuar kundër projektligjit.

Eman Rrahmani dhe Fjolla Ujkani, të dy pjesë e Grupit Parlamentar të LVV-së, nuk kanë marrë fare pjesë në votim. Labinotë Demi-Murtezi, po ashtu pjesë e LVV-së, ka abstenuar në votim.

Ky ligj, kishte ngjallur debate të mëdha dhe kishte nxitur përçarje në mesin e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje edhe gjatë hedhjes në votim në mars të këtij viti. Asokohe, ligji nuk kishte kaluar për shkak të kundërshtimit nga nëntë deputetë.

Deputetët që asokohe kishin votuar kundër ishin: Haxhi Avdyli, Burim Meta, Ekrem Mustafa, Fjolla Ujkani, Labinotë Demi-Murtezi, Arta Baralija, Bahrim Shabani, Erxhan Galushi, Duda Balje, Fidan Jilta.

Artikulli paraprakOpozita kërkojnë që Vitia të raportoj në Komision për shkarkimin e anëtarës së Bordit të OSHP-së
Artikulli i rradhës Studimi i ri zbulon përfitimet shëndetësore të të ecurit mbrapsht

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.