Me moton “Java Kundër Varfërisë Menstrule dhe Stigmatizimit të Menstruacioneve” ka filluar sot aktivitet Organizata Joqeveritare “QIKA”.
Gjatë pesë ditëve, nga sot deri më 28 maj, organizata do të shpërndaje peceta menstruale falas nëpër shkolla, universitete dhe hapësira të tjera publike.
“QIKA për vitin e dytë me radhë do të shpërndajë peceta menstruale falas nëpër shkolla, universitete dhe hapësira të tjera publike me qëllim të kundërshtimit të varfërisë menstruale dhe stigmatizimit të menstruacioneve”, thuhet në njoftimin e organizatës.
Kjo organizatë ditë më parë ka bërë publike edhe një kampanjë vetëdijësuese.
Pecetat menstruale në Kosovë nuk janë pjesë e produkteve esenciale. /Gazeta Shneta/