Një foto e publikuar nga Turjan Hysko në ‘Instastory’, ku shihej këpuca e tij dhe këpuca e një bebi, bëri që në të gjitha mediat të qarkullonte lajmi se moderator i njohur dhe bashkëshortja e tij, Orinda Huta, janë në pritje të fëmijës së parë.
Mirëpo, në një prononcim për revistën ‘Class’, moderatorja e “Jo vetëm modë”, Orinda Huta, ka folur për herë të parë për këtë lajm duke treguar se ajo nuk është shtatzënë.
“Kemi qenë në fundjavë tek disa miqtë tanë që kanë fëmijë dhe më i vogli është 6 muajsh. E tij është këpuca”, u shpreh Orinda duke hedhur kështu poshtë lajmet.