Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OSHP anulon tenderin për Salbutamol, kontrata ishte nënshkruar kundërligjshëm

Lajme 23/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

OSHP ka anuluar përfundimisht tenderin për Salbutamol në Ministrinë e Shëndetësisë. Vendimi për anulim vjen pas urdhëresës për zbatimin e të njëjtës kontratë. Tani OSHP ka arsyetuar se çmimi i operatorit “ICN&BM” ka qenë shumë i lartë. Kontrata ishte nënshkruar nga menaxheri i Prokurimit Berat Marmullaku, pa raport të vlerësimit dhe e njëjta do ta dëmtonte buxhetin e shtetit për qindra mijëra euro

Një tender që do ta dëmtonte buxhetin e shtetit me qindra mijëra euro është anuluar përfundimisht nga Organi Shqyrtues i Prokurimit. Kontrata për furnizim me medikamentin “Salbutamol  Plv për inhalim 100 MCG/ dozë 200”, e cila i kushtonte buxhetit të shtetit me mbi 488 mijë euro, ishte nënshkruar nga menaxheri i Prokurimit Berat Marmullaku më 11 tetor të vitit të kaluar. Kjo kontratë ishte nënshkruar pa raport të vlerësimit, i cili nuk ishte aprovuar nga ish-menaxheri i Prokurimit, Alban Pozhegu.

E njëjta kontratë ishte rekomanduar nga Marmullaku për nënshkrim tek ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, por pas refuzimit për nënshkrim kontrata është anuluar më datën 21 mars 2018. Kundër këtij vendimi ishte ankuar operatori fitues “ICN & BM”, për çka OSHP kishte nxjerrë një urdhëresë ndaj MSH-së për zbatimin e njoftimit të dhënies së kontratës në muajin mars. MSH sërish kishte refuzuar duke u arsyetuar se çmimi i ofruar nga operatori është shumëfish më i lartë se sa çmimi referent dhe ai i tregut, shkruan Gazeta Shneta.

Saga më shumë se 2 vjeçare për këtë tender ka përfunduar të martën kur OSHP përkundër urdhëresës për zbatimin e kontratës, i ka dhënë të drejtë MSH-së për anulimin e tenderit për shkak të çmimit. Menaxheri i Prokurimit, Berat Marmullaku, i cili e kishte nënshkruar dhënien e kontratës, të martën ka dhënë argumente kundër vendimit të tij që e kishte marr disa muaj më herët e cili do ta dëmtonte buxhetin për qindra mijëra euro.

“Ne si AK nuk pajtohemi me ekspertizën e ekspertit për lot 32 të këtij aktiviteti të prokurimit. Arsyeja kryesore ka të bëjë me çmimin e ofruar që konsiderojmë se është më i lart se çmimi real i tregut”, ka deklaruar Marmullaku gjatë seancës.

Në vendimin e OSHP-së thuhet se “Një ndër arsyet e anulimit të dhënies së kontratës dhe anulimit të këtij aktiviteti të prokurimit ka qenë edhe mos nënshkrimi i raportit të vlerësimit nga ana e ish Menaxherit të Prokurimit Alban Pozhegu, ndërsa ishte proceduar dhe ishte bërë njoftimi për dhënie të kontratës më datë 11.10.2017, ku ishte rekomanduar për kontratë ‘NTP ICN & BM’”.

“Paneli shqyrtues, duke u bazuar në të gjitha dëshmitë që ka pasur në dispozicion, sqaron se kontrata në lidhje me këtë aktivitet të prokurimit është nënshkruar nga ish UD menaxheri i Prokurimit Berat Marmullaku me datë 14.11.2017, ndërsa me datë 11.11.2017 është deleguar për nënshkrim tek zyrtari kryesor administrativ dhe ministri, por të cilët nuk kanë ndërmarr veprime për nënshkrimin e kësaj kontrate”, thuhet tutje në vendimin e OSHP-së.

Ndonëse ministri Uran Ismaili kishte refuzuar nënshkrimin e kësaj kontrate të rekomanduar nga Marmullaku, të njëjtin e ka emëruar sërish në pozitën e Menaxherit të Prokurimit pas ardhjes së tij si ministër i Shëndetësisë.

Vendimi për anulimin e këtij tenderi nga OSHP është marrë pas raportit të Inspektoratit Farmaceutik për çmimin e Salbutamolit në depot farmaceutike dhe barnatore. Çmimi referent për këtë produkt është 1.88 euro, në depo varion nga 2 euro deri në 3.10 euro, ndërsa shitet në barnatore nga 2.50 euro deri në 3.80 euro. Derisa çmimi i ofruar nga operatori “ICN & BM” ka qenë 4.50 euro.

Për kontratë ka dhënë interpretim ligjor edhe KRPP e cila ka konstatuar se për të qenë një kontratë e zbatueshme duhet të nënshkruhet edhe nga Ministri i ministrisë përkatëse. Poashtu ka sqaruar se lidhja e një kontrate të dëmshme “konfirmon aktivitete abuzive të kundërligjshme dhe të papranueshme”.  /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakUshqimet e gatshme ndikojnë negativisht në inteligjencën e fëmijëve
Artikulli i rradhës Mësoni fëmijët të flenë vetëm

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.