Oda e Stomatologëve të Kosovës ka publikuar numrin më të ri të “Revistës së Stomatologëve të Kosovës” (Vëllimi 4, Numri 2 / 2025), i cili tashmë është i disponueshëm për anëtarët.
Nga ky numër, revista botohet edhe në gjuhën angleze, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit dhe rritjes së bashkëpunimit profesional.
Anëtarët e OSK-së do të pranojnë përmes SMS-it linkun për qasje në versionin elektronik të revistës.
Kryetari i OSK-së, Prof. Dr. Blerim Kamberi, ka falënderuar autorët, këshillin profesional dhe redaksinë për kontributin e dhënë në realizimin e numrit të ri.


