Oda e Stomatologëve të Kosovës ka njoftuar se është hapur afati për regjistrim në Konferencën e 7-të Ndërkombëtare të Stomatologjisë.
Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë ligjërues vendor dhe ndërkombëtar nga Turqia, Brazili, Portugalia, Kroacia dhe Shqipëria.
Konferenca është akredituar me 20 pikë për pjesëmarrës aktiv dhe 15 pikë për pjesëmarrës pasiv.
Afati për regjistrim është i hapur deri më 15 prill. Regjistrimin mund ta bëni në platformën online.
Njoftimi i plotë më poshtë. /Gazeta Shneta/







