Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pacientët ankohen për mungesë të personelit shëndetësor në QKMF-në e kryeqytetit

Lajme 19/05/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Qendrën Kryesore të Mjekësishtë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një udhëzimi administrativ, duhet të zëvendësohen me mjekë familjarë.

Për problemet shëndetësore me të cilat ballafaqohen kohë pas kohe qytetarët, nuk po mund t’i zgjidhin në Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare, pasi aty nuk ka specialistë të fushave adekuate që t’i trajtojë.

Për problemet dermatologjike në QKMF nuk ka dermatolog. Zv/drejtori i kësaj qendre tha se të gjithë mjekët specialistë zëvendësohen me mjekët familjarë.

”Kujdesi parësor sipas udhëzimit administrativ për KPSH, dermatologët, pediatrat, internistat të cilët kanë punuar në QKMF zëvendësohen me mjek familjar”, tha për RTK Rrezart Halili, zëvendës-drejtor në QKMF.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, tha se përveç mjekut familjar, mjekut specialist të biokimisë dhe radiologjisë, mjekët tjerë nuk kanë të drejtë të punojnë në shërbimin parësor.

”Faktikisht sipas udhëzimit administrative, përveç mjekut familjar, specialist të biokimisë dhe radiologjisë, mjekët tjerë nuk kanë të drejtë të punojnë në kujdesin parësor”, tha drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës.

Kjo qendër gjithashtu po përballet me mungesë të punëtorëve shëndetësorë pasi që numri aktual i mjekëve dhe infermierëve është i pamjaftueshëm për të ofruar shërbime shëndetësore për të gjithë qytetarët./RTK/

Artikulli paraprakPse jeni kaq të etur gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës Proteinat plazmatike mund të shërbejnë si paralajmërues të hershëm për kancerin

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.