Pacientët me lloje të caktuara të kancerit kanë pothuajse tre herë më shumë të ngjarë të vdesin nga koronavirusi, sipas një studimi të ri.
Hulumtimi shqyrtoi 641 pacientë në 14 spitale në të gjithë provincën Hubei të Kinës, ku virusi u shfaq për herë të parë në fund të vitit të kaluar.
Prej tyre, 105 ishin pacientë me kancer dhe 536 jo. Si dhe pothuajse tre herë më shumë të ngjarë të vdisnin kishin pacientët me kancer sesa ata që vuanin nga gjendje të tjera shëndetësore.
Veçanërisht në rrezik ishin pacientët me kancere gjaku ose mushkërie ose ata që kancerët i kishin të përhapur në pjesë të ndryshme të trupit.
Faktorë të tjerë përfshinin fazën e përparimit të kancerit dhe trajtimin që morën.
Pacientët tek të cilët sëmundja nuk ishte e avancuar ata me të ashtuquajturat kancere të lokalizuara kishin një shans të ngjashëm vdekjeje me ata që nuk kishin kancer fare.
Studimi u zhvillua nga shkencëtarët në Kinë, Singapor dhe SHBA. /GazetaShneta/