Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pacientët në QKUK po trajtohen nga një ekip i kirurgëve nga Suedia

Lajme 11/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po qëndron një ekip i mjekëve të ardhur nga Qendra Klinike Universitare e Linkoping-ut të Suedisë.

Së bashku me kolegët e tyre në Kosovë Dr. Gani Çeku dhe të tjerët, kirurgët suedez po i trajtojnë fëmijët në Kirurgjinë e Fëmijëve dhe pacientët në Kirurgjinë Plastike. Ekipi mjekësor udhëhiqet nga menaxherja ndërkombëtare e projektit, dr. Ruhije Hoxha Beganovic, bëhet e ditur në njoftimin e SHSKUK-së, transmeton Gazeta Shneta.

“Ekipin mjekësor nga Kirurgjia e Fëmijëve po e udhëheqë Peder Drott, i cili ka edhe ekipin mbështetës mjekësor. Deri tani janë kryer mbi 20 trajtime , përfshirë edhe ndërhyrjet kirurgjike, përderisa trajtimet do të vazhdojnë deri ditën e premte”, thuhet në njoftim.

“Në anën tjetër, në kirurgji plastike, të udhëhequr nga Erkki Torpila, mjekë të tjerë dhe ekipi vendor e kirurgëve plastik, ditën e djeshme janë kryer 5 operacione mikrokirugjike, 5 të tjera janë në program sot dhe të tjerat gjatë ditës së nesërme. Janë kontrolluar dhe trajtuar edhe 48 pacientë të tjerë”.

Ekipet e mjekëve nga Suedia do të qëndrojnë në Kosovë deri ditën e premte. Kjo qendër universitare ka pasur bashkëpunim edhe me klinikat e tjera të QKUK-së. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakÇfarë të bëni kur nuk mund të mbeteni shtatzënë për herë të dytë
Artikulli i rradhës Qumështi i gjirit mbron foshnjat nga alergjitë!

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.