Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë të bëni kur nuk mund të mbeteni shtatzënë për herë të dytë

Këshilla për shtatzëna 11/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kur një çift fillon të “punojë” për ta krijuar fëmijën e dytë, supozon se kjo gjë do të ndodhë brenda muajit, por jo gjithmonë ndodh kështu.

Ka shumë prindër të cilët e kanë më vështirë të mbesin shtatzënë herën e dytë sesa herën e parë, e disave kjo gjë u shkakton stres dhe brenga të ndryshme, transmeton Gazeta Shneta

Sa e zakonshme është kjo?

Pamundësia për të mbetur shtatzënë herën e dytë definohet si paaftësi për t’u ngjizur. Kjo, në Mbretërinë e Bashkuar, i prek një në shtatë çifte.

Faktorë të zakonshëm që ndikojnë në këtë fenomen janë stresi, lodhja kronike dhe mungesa e seksit të mjaftueshëm.

Ekspertët e pjellorisë në veçanti thonë se hormonet e stresit e vështirësojnë më së shumti procesin e të mbeturit shtatzënë për herë të dytë, e posaçërisht hormoni i quajtur alfa-amylase.

Prandaj, duhet të keni parasysh se pas lindjes së fëmijës së parë, hormoneve tuaja do t’u nevojitet pak kohë derisa të bien në nivele normale, dhe tek atëherë mund të mbetni shtatzënë prapë.

Ndiqni këto këshilla nëse jeni duke provuar prapë

– Zvogëloni sasinë e kafeinës dhe alkoolit
Që të dyja këto e zvogëlojnë pjellorinë te meshkujt dhe gratë.

– Konsumoni mjaftueshëm acide yndyrore
Shumica prej nesh konsumojmë shumë omega 6 për ta kompensuar mungesën e omega 3, por kjo shkakton mos balancim në trup. Prandaj, për t’i balancuar nivelet e acideve esenciale yndyrore, konsumoni dy porcione peshk vajor në javë.

– Përdorni suplementet e duhura
Studimet fillestare për shtatzëni tregojnë se acidi folik, hekuri, vitamina B12 dhe vitamina D ndikojnë që gratë të mbeten shtatzënë më lehtë. / Gazeta Shneta

Artikulli paraprakModeratori i njohur bëhet baba për herë të dytë, ja si e quan djalin
Artikulli i rradhës Pacientët në QKUK po trajtohen nga një ekip i kirurgëve nga Suedia

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.