Dhjetra pacientë me Covid-19 janë larguar nga spitali NHS Nightingale në Londër sepse nuk ka infermier për t’i trajtuar ata, shkruan Guardian.
Spitali nuk ka qenë në gjendje të pranojë rreth 50 pacientë me sëmundje edhe pse kanë pasur simptoma të rënda dhe nevojë për kujdes intenziv, transmeton Gazeta Shneta. Kurse 30 prej tyre u refuzuan për shkak të mungesës së stafit.
Sipas stafit atje, shumë infermier punojnë në spitale tjera dhe në këtë spital nuk ka staf të mjaftueshëm. Kjo çon që pacientët duhet të refuzohen.
Nightingale, u hap më 3 prill dhe NHS England vendosi ta krijojë spitalin sepse ata kishin frikë se brenda disa javësh spitalet në kryeqytet do të kishin shumë pacient që kishin nevojë për kujdes intensiv.
Përkundër kësaj, pamundësia e Nightingale për të pranuar pacientë i ka lënë spitalet e tjera të paafta të lehtësojnë presionin në njësitë e tyre të mbipopulluara të kujdesit intensiv. /GazetaShneta/