Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pacientët me sëmundje reumatike dhe pandemia COVID-19 propozime e këshilla

Lajme 22/03/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkruan: Prof.Asoc.Ismet H.Bajraktari

Në tërë botën duke përfshirë edhe Kosovën, ka një numër shumë të madh të pacientëve me sëmundje reumatike. Llogaritet se në  shkallë botërore, ee dhe në Kosovë  ¼ e pacientëve janë me sëmundje reumatike.

Nga katër  grupet e këtyre sëmundjeve (Inflamatore, degjenerative, rreth artikulare dhe sëmundjet e reumatizmit palindrom ), pacientët me sëmundje inflamatore janë pacientë me sistem imunitar më të dobësuar.

Këtu numërohen pacientët artrit reumatoid,lupus eritematoz sistemik,sklerozë sistemike progresive,sëmundje të përziera të indit lidhor,vaskulitet,sindroma a thatësisë( sindroma sicca)si dhe pacientët me spondilit ankilozant,artrit reaktiv, psorioatik dhe artrit enteropatik.

Të gjithë këta pacientë janë me sistem imunitar (mbrojtës)  të dobësuar, ngase këtë dobësim e sjell vet sëmundja me  hallkat e veta inflamatore (në shumicën e rasteve autoimune), si dhe pastaj këtë dobësim mund ta  mbajnë edhe barnat të cilat pacientët i marrin për trajtimin e këtyre sëmundjeve.

Këto barna quhen barna antireumatike modifikuese të sëmundjes ( ang. DMARD-s)  e këtu numrohen : Metotreksati, Leflunamide, Sulfasalazina,Azatioaprina, Ciklosporina pastaj barnat tjera imunosupresive si  Ciklofosfamidi, Mikofenolat mofetili, Glykokortikoidet si dhe terapia biologjike.

Shumë shoqata përfshirë Shoqatën Europiane të Reumatologjisë-EULAR, Shoqatën Britanike për Reumatologji-BSR dhe Kolegji Amerikan i Reumatologjisë-ACR  kanë lëshuar udhëzime për COVID-19, si për pacientët ashtu edhe për ofruesit e ndihmës për këta pacientë.

Sëmundja e  koronavirusit  2019 (COVID-19), e karakterizuar nga pamjaftueshmëria e rëndë akute e frymëmarrjes  u karakterizua si një pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetsisë.

Në mesin e popullatave që ka të ngjarë të rrezikohen më shumë nga zhvillimi i rëndë me

infeksionet COVID-19,  janë pacientët me sëmundje reumatike, duke përfshirë ata me  lupus, artritin reumatoid,  sklerodermën, sëmundja e padiferencuar e indit lidhor, dhe vaskulitin. Këtu hyjnë edhe pacientët  me spondilit ankilozant,artrit reaktiv,artrit psoriatik ,artrit enteropatik por edhe pacientët me sëmundje degjenerative  të cilët për shkak të moshës së shtyer, kanë edhe sëmundje tjera kronike të zemrës,mushkërive,traktit tretës, urinar, sëmundja e sheqeri etj.

Dobësimi i sistemit mbrojtës te këta pacientë vjen edhe nga dëmtimet  e veshkëve, të zemrës e mushkërive  e edhe sistemeve të tjera të organizmit ngase këto sëmundje janë me veprim në tërë organizmin ( sëmundje sistemike ).

Rrjedhimisht sa më shumë sëmundja që ka një pacientë, nëse ai preket nga infekcioni COVID-19, rreziku  për jetën e tij është më i madh.

Edhe medikamentet për  menagjimin e këtyre sëmundjeve  janë të njohura që janë me veprim  imunosupresiv, duke i bërë pacientët më të prekur ndaj infeksionit me viruse si koronavirusi. Ekspertët propozojnë që mjekët  duhet të kenë më  shumë kujdes me këta pacientë, ngase janë pacientët më të rrezikuar për infeksione me COVID-19..

Këshillat për pacientët reumatologjik në këtë situatë janë:

– Që  pacientët me sëmundje reumatike inflamatore të mbajnë konsultat e rregullta me mjekun e vet reumatolog qoftë me vizitë, telefon, email apo edhe  në mënyra tjera.

– Ende nga asnjë shoqatë respektabile nuk ka vendime të prera si të veprohet me barna imunosupresive , por kjo gjithnjë duhet të vendoset nga mjeku reumatolog.

-Në rast të aktivitetit të ulët të sëmundjes inflamatore mund të kalohet në zvogëlim të dozave të barnave imunosupresive, por jo edhe në ndërpreje të tyre, ngase edhe rritja e aktivitetit inflamator të sëmundjes është edhe  më e rrezikshme për dobësim  të sistemit mbrojtës.

-Në rast se ju keni rezervuar një takim me mjekun apo reumatologun , do të ishte e mençur të pyesni,se kjo është thelbësore, që të dish si të veprosh me terapinë tënde e ai do të vendos në bazë të  parametrave tuaj klinik dhe infektiv të mundëshëm.

-Ndërkohë, nëse nuk është bërë tashmë, do të ishte e mençur të ndërmerrni ose të bëni mbrojtje të plotë për vaksinimin sipas rekomandimeve të EULAR ose udhëzimeve kombëtare, për momentin, me përparësi kundër gripit, por edhe kundër kollës së mirë apo pneumokokut gjithmonë nëse nuk keni ndonjë infeksion.,

-Nëse keni simptoma të tilla si ethe ose kollë e vazhdueshme, mund t’ju duhet të testoheni për koronavirus prandaj lajmërohuni në tel 038 200 80 800

-Nëse jeni pozitiv në COVID-19 ju do të trajtoheni,e pjesë e trajtimit do të jetë edhe konsulta me specialistin Reumatolog.

 Përveq këtyre këshillave  ju duhet që të mbani edhe veprimet e mëposhtm që do të ndihmojnë për të ruajtur shëndetin tuaj dhe atë të familjes dhe miqëve tuaj.

– lani duart shumë dhe rregullisht për të paktën 20 sekonda duke përdorur sapun dhe ujë.

-duart pastaj thani tërësisht me peshqir personal apo me faculetë letre të cilën pastaj hudheni në koshin e mbyllur të mbeturinave.

– asesi mos prekni fytyrën tuaj.

-kollitja ose teshtitja duhet të jetë në  bërryl ose letër  higjienike dhe kjo e fundit duhet të hidhet në mënyrë të sigurt.

-vendosni një maskë kur jeni sëmurë nga çfardo sëmundje e mundëshme, në rast të çdo dalje jashtë ambientit tuaj shtëpiak

-ju duhet të dini se maska nuk mund të parandalojë plotësisht transmetimin e virusit, por është një kujdes ei mirë për të mos prekur fytyrën tuaj dhe shërben për të paralajmëruar të tjerët se mund të mos jeni mirë.

-praktikoni distancën e ndjeshme sociale gjithmon,veçanërisht nga njerëzit që duket se janë të sëmurë, p.sh kanë: Kollitje, teshtitja ose temperature e frymënxënje.

-ne duhet të përshëndesim njëri-tjetrin pa shtrënguar duart dhe të shmangim përqafimet.

-mundohuni të shmangni transportin publik të ngarkuar dhe në grupe të mëdha njerëzish.

– mos filloni udhëtimin e panevojshëm në këtë kohë .

Mjekët që kanë  para vete një  pacient me sëmundje reumatologjike sidomos me sëmundje inflamatore duhet të jenë të  vëmendshëm ngase para vete kanë një pacient më të rrezikuar nga sëmundja COVID-19.

Ky pacient mund të ketë një reakcion më të ulët, e më të ngadalshëm në infekcionin COVID-19.

Ai mund të ketë  nga sëmundja  reumatologjike  numër më të ulët të leukociteve

Nga kjo ai mund të jetë  edhe me temperaturë normale edhe pse ka një infeksion COVID-19 dhe gjithmonë duhet të jetë në një vëmendje më të madhe

Prof.Asoc.Ismet H.Bajraktari,

Profesor i Mjekësisë Interne-Reumatologjisë

Sekretar i Asociacionit Kosovar për Osteoporozë

rr.Prekazi bll.3/ H IV. nr.5
Qendra Klinike Universitare e Kosovës
Klinika e Reumatologjisë.

Drejtor i Institutit për  hulumtime shkencore

Alma Mater Europea Campus College Rezonanca
Prishtina 10000
Kosovë
Tel: +377 44 259016
[email protected]

Artikulli paraprakJa se si ndikojnë infeksionet virale gjatë shtatzanisë në trurin e embrionit
Artikulli i rradhës A mund të bartet koronavirusi tek fetusi nëse nëna infektohet me këtë virus

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.