Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pacientëve të sëmurë nga hemofilia po u mungon bari 700 eurosh

Lajme 03/01/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të sëmurët me sëmundjen e Hemofilisë janë duke u përballuar me mungesë të ampulave me gjak të faktorit 8 dhe 9, doza këto të cilat janë të nevojshme për secilin prej tyre.

Pacientët ankohen duke thënë se për shkak të kësaj po u rrezikohet jeta, ngase nga një gjakderdhje e vogël mund ta humbin edhe jetën, raporton KTV.

Urim Rexha thotë se këtë medikament, i cili kushton rreth 700 euro, nuk mund ta sigurojë me mjetet e tij, për shkak të kushteve jo të mira.

Në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, drejtues të saj thonë se trajtimi dhe transferimi i gjakut në mungesë të medikamentit përkatës për të sëmurët me hemofili nuk mund të bëhet.

Bukurije Zhubi, drejtoreshë e kësaj qendre, thotë se detyrë e tyre është vetëm sigurimi i gjakut por jo edhe transferimi i tij tek pacientët e sëmurë me hemofili, pasi siç thotë, këtë e lejon Ligji për Transfuzion.

Ndërkaq, drejtuesit e Barnatores Qendrore të QKUK-së disa herë tashmë kanë drejtuar te Ministria e Shëndetësisë kërkesa për furnizim me ketë lloj të ilaçit, por ende ballafaqohen me mungesa.

Ministria e Shëndetësisë është në përgatitje të urdhër-blerjeve për një sasi të “faktorit 9”, në bazë të mundësive buxhetore aktuale.

Përmes një përgjigjeje me shkrim, zyrtarë të saj kanë thënë se për rreth 150 pacientë për “faktorin 9”, do të iniciojnë procedura të reja tenderimi.

Artikulli paraprakVëmendje: Kështu llogariten javët e shtatzënisë dhe termini i lindjes
Artikulli i rradhës Alban Mehmeti bëhet baba, ky është emri i djalit të tij

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.