Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vëmendje: Kështu llogariten javët e shtatzënisë dhe termini i lindjes

Këshilla për shtatzëna 03/01/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shtatzënia zgjatë rreth 40 javë, por kjo nuk do të thotë se ju do të lindni saktësisht në datën e terminit të lindjes që e ka llogaritur mjeku. Çudia e parë që mund ta jeni kur shkoni në vizitën e parë te mjeku është kur mjeku ju tregon se në cilën javë të shtatzënisë jeni. Do të befasoheni, sepse javët që ju thotë mjeku janë më shumë se sa që ju i keni llogaritur.

Kjo ndodhë për shkak se mjeku llogaritjen e javëve e bën duke u bazuar në ditën e parë të menstruacioneve të fundit. Çuditshëm apo jo?

Mjeku i llogaritë si ditë të shtatzënisë edhe ditët kur ju ishit me menstruacione dhe rrjedhimisht s’ka qenë e mundur që të jeni shtatzënë. Llogaritja duke u bazuar në ditën e parë të menstruacioneve të fundit bëhet sepse kjo është një datë që shumica e grave e mbajnë në mend. Termini i lindjes llogaritet kur datës së menstruacioneve të fundit i hiqen tre muaj dhe i shtohen shtatë ditë. Domethënë, nëse dita e parë e menstruacioneve të fundit ka qenë me 10 qershor, atëherë termini i lindjes do të jetë me 17 mars.

Por, a lindin krejt bebet në datën e terminit të lindjes? Jo! Vetëm 5% e bebeve lindin pikërisht në këtë datë. Lindja quhet me kohë nga java 37 deri në javën e 41, por shumica e lindjeve kryhen para javës së 41.

Ditët pas terminit të lindjes mund t’ju shqetësojnë juve dhe burrin tuaj, sepse keni pritur që lindja të fillojë, por derisa bebja dhe ju jeni mire rrini e qetë! Kontaktoni mjekun tuaj vetëm atëherë kur kalon java e 41. Në këtë rast zakonisht jepen barna për të nxitur tkurrjet e mitrës për ta filluar lindjen.

Mënyra tjera të llogaritjes së javëve të shtatzënisë janë: përmes ekzaminimit me ultrazë, duke llogaritur datën kur i keni ndier për herë të parë lëvizjet e bebes dhe duke matur distancën nga simfiza deri te fundusi (pjesa e sipërme e mitrës).

Pyetja më e shpeshtë që ju bëjnë njerëzit përreth është “kur do të hysh në muajin e nëntë?”; në muajin e nëntë jeni kur do t’i keni të plotësuara 36 javë, por lindja quhet me kohë duke filluar nga java e 37.

Përpiquni që llogaritjen e shtatzënisë ta bëni me javë dhe jo me muaj.

Nëse prapëseprapë doni ta dini se në cilin muaj të shtatzënisë jeni atëherë duhet ta llogarisni se një muaj ka afërsisht 4 javë e 3 ditë; i vetmi muaj që ka 4 javë është shkurti (përveç vitit të brishtë kur ka një ditë më shumë). /Telegrafi/

Artikulli paraprakNëna që fitoi padinë ndaj të birit të saj stomatolog, kjo është shuma që do marrë
Artikulli i rradhës Pacientëve të sëmurë nga hemofilia po u mungon bari 700 eurosh

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.