Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pacienti që iu vendos bateria dhe stentat: Kurrë s’kam qenë në QKUK, lajmet më shokuan

Lajme 31/10/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pacienti Shaqir Shala të cilit iu vendosën tre stenta dhe një bateri në zemër në Spitalin Amerikan në Prishtinë, ka folur sot publikisht për rastin, pas pretendimeve të kardiologëve të QKUK-së se këto procedura atij iu kryen pa nevojë nga Dr. Sasha Josimovski. Pacienti thotë se ndihet mirë me shëndet por lajmet e kanë shokuar, ndërsa deklaron se asnjëherë nuk ka qenë në QKUK për t’i pyetur për rastin e tij

Shaqir Shalashkoi sot në Spitalin Amerikan për të kryer një kontroll të radhës. Teksa thotë se është shqetësuar shumë dhe është ndier i shokuar nga lajmet e publikuara, Sh. tregon rastin nga hera e parë kur u shtri në spital. Sh. punon në kompaninë KEDS në pozitën Elektro-montues. Ai thotë se më 4 korrik rreth orës 22:30 në vendin e punës kishte pasur dhimbje të mëdha në kraharor dhe shpinë, si dhe therje në gishta të dorës.

Pas bisedave me kolegë të punës, këta të fundit e kishin dërguar Shala në Spitalin e Pejës ku ishte kontrolluar nga Dr. Sali Shala. “Sipas tij unë kam pas infarkt në anën e majt dhe më ka referuar për në QKUK. Por djali nuk ka pranuar të më dërgoj atje dhe ka insistuar në Spitalin Amerikan ose në Tiranë. Kur kam ardh këtu ditën e parë më kanë vendosur një stent dhe natën e dytë e kam pas pulsin nën 40. Pastaj ka ardhur Dr. Sasha dhe më ka thënë se duhet të vendoset ‘pacemakeri’. Pas tre muajve nuk e kam ndi veten mirë dhe kam ardh sërish në Spital dhe më kanë vendos edhe 2 stenta”, ka deklaruar Shala.

Ai thotë se asnjëherë nuk ka qenë në Qendrën Klinike Universitare dhe mohon të ketë kërkuar sqarime nga kardiologët atje. “Kurrë ma keq se dje nuk jam ndier. Unë asnjëherë nuk kam qenë në QKUK. Aty shkruan se unë kam shku pas dy dite me shiku nëse janë pajisjet e vendosura, por unë asnjëherë nuk kam qenë atje. Bateria shihet me sy e vendosur në krahror. Sa i përket Spitalit Amerikan dhe mjekët kanë notën 10-she, ndërsa sa i përket parave, unë kam ardhur për të shpëtuar jetën time”, thotë ai.

“Kompania e sigurimit ‘Kosova e Re’ kanë bo hajgare. Një herë kanë thënë se paguhet, pastaj nuk i kanë paguar. Mandej e kanë paguar vetëm një stent, e nuk e di çka ka ndodh. Sigurimin e paguan kompania KEDS dhe polica e mbulon deri në transplantin e veshkës”.

“Unë nuk jam i sigurt tani se çfarë po ndodh sepse nuk e kam as kontratën e punës. As KEDS nuk e ka dërguar kontratën time tek avokati. Publikimi i atij dokumenti më ka shokuar, por janë shqetësuar edhe familjarët e miqtë e mi. Tani nuk po ndihem mirë. Dr. Sashës unë ia jap dorën dhe ishalla del e vërteta. Unë nuk kam asnjë vërejtje për askënd, edhe infermieret janë kujdesur për mua dhe më kanë pastruar si me më pas babë”, ka deklaruar Shala.

Gazeta ka folur edhe me avokatin e KEDS-it Nasuf Hasani i cili ka deklaruar se ende janë në pritje për të sqaruar rrethanat e procedurës së stentimit dhe vendosjes së baterisë në zemër, në mënyrë që të ndërmarrin hapat e mëtutjeshëm.

Gjatë ditës së djeshme është publikuar një dokument i cili mban emrin e drejtorit të Shërbimit të Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive Dr. Tefik Bekteshi. Në këtë dokument thuhet se pacientit Shaqir Shala i është vendosur bateria në zemër dhe stentat pa nevojë. Dokumenti i është dërguar Prokurorisë, Odës së Mjekëve dhe Inspektoratit Shëndetësor.

Prokurori Ibrahim Berisha ka deklaruar për Gazetën se ende nuk e kanë pranuar lëndën, ndërsa Inspektoret Shëndetësore sot kanë nisur hetimet për rastin. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakHistoria e vogëlushit me Spina Bifida që mësoi sesi të ecë
Artikulli i rradhës Kimikatet toksike mund të gjenden në shumicën e ushqimeve për fëmijë

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.