Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pagat në shëndetësi dalin sipas Ligjit të ri, kryetarja e FSSHK-së tregon kush pati pakënaqësi

Lajme 01/03/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë Tevide Imeri, ka treguar se kush pati pakënaqësi me pagat sipas Ligjit të ri.

Pagat në shëndetësi janë paguar sipas Ligjit të ri të Pagave gjatë ditës së djeshme dhe sot, shkruan Gazeta Shneta.

Gazeta ka biseduar me kryetaren e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë Tevide Imeri, për të mësuar nëse ka pasur pakënaqësi në mesin e punëtorëve shëndetësorë.

Imeri ka treguar se ka pranuar pakënaqësi vetëm nga dy kategori e punëtorëve.

“Ka pasur pakënaqësi nga asistentët e stomatologjisë të cilët janë kategorizuar gabimisht si ndihmës-infermierë, si dhe nga disa vozitës të cilët po ashtu janë kategorizuar gabimisht si punonjës teknik. Poashtu janë shprehur pakënaqësi edhe për ndaljen e pagesës së shujtës në nivelin primar, ndërsa në sekondar dhe terciar shujta është paguar. Por për këtë çështje ne i kemi njoftuar me kohë anëtarët tanë. Në fund të javës do të kemi një takim me ministrin e Shëndetësisë dhe do ta adresojmë këtë çështje”, ka deklaruar Imeri.

Ajo ka thënë se pagesat për kujdestari kanë mbetur njëjtë si më parë, ndërsa ka bërë të ditur se paga e një infermieri me shkollë të mesme nga 377 Euro është rritur në mbi 500 Euro. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSë shpejti nis ndërtimi i spitalit rajonal të Prishtinës
Artikulli i rradhës Ndërron jetë laboranti Enver Bunjaku, punoi në QMF V në Prishtinë

Ju sugjerojmë

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.