Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Së shpejti nis ndërtimi i spitalit rajonal të Prishtinës

Lajme 01/03/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
spitali rajonal i prishtines
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Këtë vit pritet të nis ndërtimi i spitalit të Prishtinës. Zyrtarët shëndetësorë mendojnë që nuk ka nevojë për ndërtim të spitalit rajonal, sepse sipas tyre, këtë funksion mund ta kryejë shërbimi sekondar në QKUK-ë.

Me Ligjin për kryeqytetin, të miratuar në vitin 2017, Prishtina e ka të paraparë që përveç shërbimeve të kujdesit primar shëndetësor, të ofrojë edhe shërbime të kujdesit sekondar shëndetësor, e që nënkupton ndërtimin e spitalit të kryeqytetit.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, ka thënë për Radio Kosovën së qeverisja aktuale në kryeqytet e ka prioritet ndërtimin e spitalit të qytetit. Sipas Sadikut, mjetet tashmë janë ndarë dhe këtë vit, do të fillojë edhe ndërtimi i spitalit.

“Me ardhjen e qeverisë së re të kryetarit Përparim Rama, prioritet ka qenë ndërtimi i spitalit të Prishtinës i cili ka qenë institucion i propozuar në çdo fushatë prej vitit 2000, dhe ne, realisht, vitin e kaluar kemi ndarë një pronë. Dhe tash jemi në fazën e dytë në bërjen e planit në detaje të spitalit. Komuna e Prishtinës ka ndarë edhe buxhet prej 1 milion e 300 mijë eurosh dhe mendoj që këtë vit do të fillojë ndërtimi i spitalit të qytetit”, tha Sadiku.

Ndërsa nga Oda e Mjekëve të Kosovës, nuk e shohin të nevojshme ndërtimin e një spitali të ri. Pleurat Sejdiu ka thënë për Radio Kosovën se nuk ka nevojë për një spital rajonal por ka nevojë për ndarjen e QKUK – së në shërbimet e nivelit terciar dhe sekondar. Sipas tij, pjesa sekondare mund të kryejë funksionin e një spitali rajonal, që do t’i mbulonte komunat nga Podujeva deri në Drenas.

“Për godina të reja e spitale të reja e ndërtesa të reja nuk besoj që ka nevojë, prandaj, duhet vetëm vullnet politik për një koordinim ndërmjet nivelit lokal dhe qendror dhe të bëhet një gjë me kosto me të ulët ku dhe do të jetë shumë më funksionale, pasi që ekziston një sistem veçse duhet të reformohet” tha Sejdiu.

Edhe Besim Kodra nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve është kundër ndërtimit të spitalit të ri. Ai në një prononcim për Radio Kosovën ka thënë se nëse fillojmë me ndërtimet e spitaleve të reja, më shumë do të kenë kosto financiare sesa që do të jene efektive.

Artikulli paraprakTragjedia në Greqi, mjekja: 7 trupa janë djegur plotësisht, vetëm testi i ADN-së mund t’i identifikojë
Artikulli i rradhës Pagat në shëndetësi dalin sipas Ligjit të ri, kryetarja e FSSHK-së tregon kush pati pakënaqësi

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.