Gati 80% e neurologëve amerikanë që përshkruajnë barna për sklerozën multiple (MS) kanë marrë të paktën një pagesë nga kompanitë farmaceutike, sipas një studimi të publikuar në BMJ Open.
Analiza e të dhënave të “Open Payments Database” tregoi se mjekët që kishin marrë pagesa nga kompani të caktuara kishin më shumë gjasa të përshkruanin barnat e atyre kompanive, sidomos kur pagesat ishin të mëdha, të vazhdueshme dhe të fundit në kohë.
Nga viti 2015 deri më 2019, mbi 7,400 neurologë morën më shumë se 626 mijë pagesa, me një total prej 163 milionë dollarësh.
Ndërsa shuma mesatare ishte rreth 780 dollarë, 10% e mjekëve morën 95% të totalit – mbi 155 milionë dollarë. Pagesat më të zakonshme ishin për ushqim e pije, por lidhja më e fortë u gjet me pagesat për ligjërata dhe shërbime jo-konsultative.
Sipas studiuesve, kjo ngre shqetësime mbi ndikimin e promovimit farmaceutik tek recetat mjekësore, veçanërisht pasi barnat për MS janë shumë të kushtueshme dhe përdoren për periudha të gjata.
Megjithatë, ata theksojnë se përshkrimi i barnave ndikohet edhe nga udhëzimet kombëtare, protokollet spitalore, sigurimet shëndetësore dhe preferencat e pacientëve./Gazeta Shneta/


