10 drejtorë, gjashtë prej tyre të klinikave dhe katër të spitaleve të përgjithshme, i kanë marr vendimet për mandatin e tyre tre vjeçar nga drejtori i SHSKUK-së.
Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar Valbon Krasniqi, ua ka dhënë vendimet për mandatin tre vjeçar 10 drejtorëve të rinj të cilët janë zgjedhur me konkurs, shkruan Gazeta Shneta.
Gjashtë prej tyre janë drejtorë të klinikave, Dr. Shkendije Nuza në Klinikën e Radiologjisë, dr. Ardian Shefkiu në Kirurgji të Fëmijëve, Dr. Ardian Millaku në Onkologji, dr. Arsim Behramaj në ORL, dr. Edmond Komoni në Neurologji dhe dr. Faton Kutllovci në Psikiatri.
Ndërkaq vendimet për mandatin tre vjeçar i kanë marr edhe katër drejtorë të spitaleve të përgjithshme, dr. Arsim Emini në Gjilan, dr. Fazli Shala në Pejë, dr. Luljeta Zhubi në Mitrovicë dhe dr. Shefkije Shatri në Vushtrri.
Kujtojmë se në proces të konkurseve për drejtor janë edhe spitali i Prizrenit, Spitali i Gjakovës, Mjekësia e Punës, disa qendra të shëndetit mendor si dhe për disa klinika të QKUK-së pritet të hapet konkursi. /Gazeta Shneta/