Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Paketimi i ushqimit dhe rreziku i fshehur për shëndetin e grave

Jetë 17/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri shkencor ka ngritur shqetësime serioze mbi sigurinë e paketimit të ushqimit që përdoret çdo ditë.

Sipas hulumtimit, ushqimi i shitur në mbështjellës plastikë, tabaka kartoni apo enë letre mund të përmbajë rreth 200 kimikate që lidhen drejtpërdrejt me rrezikun e kancerit të gjirit. Studimi u publikua në revistën shkencore “Frontiers in Toxicology”, shkruan burimi Health Day përcjell Gazeta Shneta.

Studiuesit zbuluan se materialet e paketimit të ushqimit përmbajnë gjithsej 189 kimikate potencialisht të rrezikshme për shëndetin e grave.

Ndër më problematiket përfshihen PFAS, bisfenolet dhe ftalatet, substanca që mund të lëvizin nga paketimi drejt ushqimit dhe më pas të përfundojnë në organizmin e njeriut përmes konsumit të përditshëm.

Sipas studiueses Jane Muncke, ky studim është i rëndësishëm sepse tregon se ekziston një mundësi reale për të parandaluar ekspozimin e njerëzve ndaj kimikateve që nxisin kancerin e gjirit.

Të dhënat janë mbledhur nga Forumi i Paketimit të Ushqimit, i cili ka krijuar një bazë të gjerë informacioni nga mijëra studime shkencore ndërkombëtare.

Rezultatet tregojnë se 143 kimikate të lidhura me kancerin e gjirit gjenden në paketimet plastike, ndërsa 89 të tjera në letër dhe karton. Alarmante është fakti se njerëzit janë të ekspozuar rregullisht ndaj të paktën 76 prej këtyre kimikateve përmes dietës ushqimore, pavarësisht rregulloreve ekzistuese në SHBA, Bashkimin Evropian dhe vende të tjera.

Studimi është publikuar edhe në “Journal of Exposure Science & Environmental Epidemiology”. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudim: Çmimet dhe mungesa e ushqimeve po e vështirësojnë dietën e shëndetshme për zemrën
Artikulli i rradhës Nënshkruhet marrëveshja 2.5 milionë euro mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komunës së Fushë Kosovës për ndërtimin e QKMF-së

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.