Një grua e re nga Pakistani ka hapur një qendër rehabilitimi për trajtimin e varësisë nga droga.
Qendra gjendet në qytetin Çarsada, 20 kilometra larg nga Peshavari.
Saba Khan, një psikologe e kualifikuar së fundmi, thotë se deri më tani ka trajtuar 89 të varur nga droga që nga hapja e qendrës në mars, përfshi gra. Qendra quhet “Rokhana Saba”, që do të thotë “e ardhme e ndritur”./REL/