Hulumtimi i paraqitur në Kongresin ESC 2022 mbështet një lidhje shkakësore midis ndotjes së ajrit dhe sulmeve në zemër pasi duhanpirësit, të cilët tashmë thithin tym, nuk prekeshin nga ajri i ndotur.
Autorja e studimit, Dr. Insa de Buhr-Stockburger nga Brandenburg në Berlin tha se:
“Lidhja midis ndotjes së ajrit dhe sulmeve në zemër në studimin tonë mungonte te duhanpirësit.
Kjo mund të tregojë se ajri i keq mund të shkaktojë sulme në zemër, mirëpo duke qenë se duhanpirësit, të cilët vazhdimisht vetë-dehen me ndotës të ajrit, duken më pak të prekur nga ndotës të jashtëm shtesë”.
Ky studim hetoi lidhjet e oksidit nitrik, grimcave me diametër më të vogël se 10 µm (PM10) dhe motit me incidencën e infarktit të miokardit në Berlin, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
Oksidi nitrik e ka origjinën nga djegia në temperatura të larta, veçanërisht nga automjetet me naftë. Djegia është gjithashtu një burim i PM10, së bashku me gërryerjen nga frenat dhe gomat, dhe pluhurin.
Studimi përfshiu 17,873 pacientë me infarkt miokardi midis 2008 dhe 2014 të regjistruar në Institutin e Berlinit.

Numrat ditorë të infarktit akut të miokardit u nxorën nga databazat së bashku me karakteristikat bazë të pacientit, duke përfshirë gjininë, moshën, statusin e duhanpirjes dhe diabetin.
Përqendrimet ditore të PM10 dhe oksidit nitrik në të gjithë qytetin u morën nga Senati i Berlinit.
Informacioni mbi kohëzgjatjen e diellit, temperaturën minimale dhe maksimale dhe reshjet u morën nga stacioni i motit në Berlin Tempelhof dhe u bashkua me të dhënat mbi incidencën e infarktit të miokardit dhe ndotjen e ajrit.
Për sa i përket ndotjes, infarkti i miokardit ishte dukshëm më i zakonshëm në ditët me përqendrime të larta të oksidit nitrik, me një incidencë 1% më të lartë për çdo rritje prej 10 µg/m3.
Dr. Insa tha se: “Studimi tregon se ajri i ndotur është një faktor rreziku për infarkt akut të miokardit dhe nevojiten më shumë përpjekje për të ulur ndotjen nga trafiku dhe djegia. Shkaku nuk mund të përcaktohet nga një studim vëzhgues.
“Është e besueshme që ndotja e ajrit është një shkak që kontribuon në infarktin e miokardit, duke pasur parasysh se oksidi nitrik dhe PM10 nxisin inflamacionin, ateroskleroza shkaktohet pjesërisht nga proceset inflamatore dhe nuk u gjetën lidhje te duhanpirësit.” /Gazeta Shneta/


