Një grua është filmuar duke përdorur fëmijën e saj si çadër, për t’u mbrojtur nga shiu i cili ishte shkaktuar nga një stuhi, video kjo e cila është bërë virale nëpër internet.
Gruaja, e veshur me pantallona të shkurtra dhe një bluzë, është filmuar nga një qytetar duke vrapuar nga makina e saj për tek dyqani.
Në video gruaja ngre fëmijën sipër kokës, ku duket si një lëvizje për të mbrojtur flokët dhe fytyrën nga shiu. Ajo shihet duke vrapuar drejt dyqanit dhe në moment të fundit ndryshon mendje dhe rikthehet sërish në makinë./Gazeta Shëndeti/
I’m done with BR🤦🏻♂️ pic.twitter.com/a21iAh9ykd
— Sims (@AustinSims22) February 24, 2018