Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“PAN-i asnjë ligj për shëndetësi nuk e ka bë”, Vitia replikon me PDK-në për Ligjin e rregullimit të çmimit të barnave

Lajme 09/03/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

U pyet se pse është shfuqizuar Udhëzimi Administrativ për rregullimin e çmimeve të barnave, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se ajo çështje zgjidhet vetëm me ligj dhe se prandaj edhe kanë bërë ligji për çmimin e barnave.

Në një replikë ndaj deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu, Ministri për të dytën herë i Shëndetësisë në mandatin e Qeverisë Kurti, Arben Vitia, i tha asaj të parës se në Qeverinë e PAN-it kanë kaluar “0 ligje”.

“Dje ishte një lajm i mirë për Kosovën, një lajm i madh. U bë më në fund ligji për çmimin e barnave, që duhet t’i gëzohet secili qytetar, por edhe ju deputetë”, tha Vitia.

“Në asnjë prononcim timin nuk kam thënë pse ky ligj nuk është bërë më herët. Kisha pas qef që ky ligj të ishte bërë më herët. Kisha pas qejf mu mirr me gjëra tjera, e fatkeqësisht më duhet m’eu marrë me këtë ligj. Pse nuk është bë më herët, sepse në qeverinë e PAN-it janë bë 0 ligje. Asnjë ligj në ministrie e shëndetësisë gjatë qeverisjes së PAN-it nuk është bë”, shtoi Vitia.

Floretë Zejnullahu e PDK-së tha se qysh në vitin 2019 kur Ministria e Shëndetësisë udhëhiqej nga PDK u nënshkrua udhëzimi administrativ për rregullimin e çmimeve të barnave, i cili me ndërrimin e qeverive nuk u zbatua dhe u shfuqizua, raporton Insajderi.

“Para një viti kam dorëzuar kam dorëzuar Projektligjin për rregullim e çmimeve të produkteve medicinale, projektligj ky i cili si i till nuk gjeti mbështetje vetëm se ishte propozim i opozitës. Kjo mazhorancë lejoi blerjen e barnave me çmime abuzime edhe për një periudhë të caktuar. Tani, një vit më pas ky projektligj u procedua nga ministria e shëndetësisë edhe pse një nismë e mirë dhe pozitrive, por pse kjo vonesë e panevojshme, pse kjo qasje në blerjen e barnave me çmime abuzive. Pse nuk u zbatua udhëzimi administraitv”, tha Zejnullahu.

Megjithatë, Vitia tha se “Me udhëzim administrativ nuk zgjidhet kjo çështje. Zgjidhet vetëm me ligj. Pse nuk është bërë pyetni ministrat e juaj”.

“Udhëzimi administrativ nuk ka mundur të zbatohet, sepse problematike nuk zgjidhet me të. Shyqyr u bë ligji, e pres nga ju të miratohet sepse shpëton dhjetëra mijëra euro nga xhepat e qytetarëve e në anën tjetër edhe të institucioneve”.

“Sa i përket OSHP-së, po çuditem se si mundet një ligjvënëse të kërkojë nga ministria që ta shkel ligjin. Si mundet një ligjvënës me thanë me shkel ligjin ministri i shëndetësisë, unë nuk e shkeli. Kot më thuani. A dini pse? Sepse ka kaluar koha kur deputetët vinin bënin presion në ministri të shëndetësisë dhe në zyre të prokurimit për m’u shkel ligji. Jo bre nuk ndodh më kjo. Në asnjë moment nuk do të lejoj as të shkelet ligje as tejkalime”, tha ministri i shëndetësisë.

“Unë ju bëj thirrje të gjitha kompanive pa dallim, regjistroni produktet e juaja. Sepse jam edhe unë kundër monopolit. Do ta marr edhe përsipër bashkë me të gjithë administratën në AKPM që procedurat të jenë sa më të lehte. Por, produktet e paregjistruara nuk do të lejohen në Republikën e Kosovës”. /insajderi

“Sa i përket Ligjit të Pagave, pyetini mjekët në tërësi se sa janë të kënaqur me Ligjin e Pagave. Mos i jepi konstatime kështu vetëm për të thënë diçka. Sepse mua mjekët po më shkruajnë ndryshe”, përfundoi ai./Insajderi/

Artikulli paraprakKuvendi nuk e voton projektligjin për Shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar
Artikulli i rradhës Spanja, shteti i parë europian që u jep leje mjekësore me pagesë grave që vuajnë nga dhimbjet menstruale

Ju sugjerojmë

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.