Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Spanja, shteti i parë europian që u jep leje mjekësore me pagesë grave që vuajnë nga dhimbjet menstruale

Femina 09/03/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
pushimi menstrual
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Parlamenti i Spanjës, ka miratuar një ligj që u jep leje mjekësore me pagesë grave që vuajnë nga dhimbje të forta mensturale, duke u bërë vendi i parë evropian që avancon një legjislacion të tillë.

Ligji, i cili kaloi me 185 vota pro dhe 154 kundër, synon të thyejë një tabu mbi këtë temë, ka thënë qeveria e majtë spanjolle, shkruan Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.

Pushimi menstrual aktualisht ofrohet vetëm në një numër të vogël vendesh anembanë globit, si Japonia, Indonezia dhe Zambia.

“Është një ditë historike për progresin feminist,” shkroi në Twitter, Ministrja e Barazisë, Irene Montero.

Legjislacioni u jep të drejtën e pushimit – punonjësve që përjetojnë dhimbje periodike mensturale për aq kohë sa u nevojitet, me sistemin shtetëror të sigurimeve shoqërore.

Ashtu si me lejen e paguar për arsye të tjera shëndetësore, kjo çështje kërkon miratimin e mjekut, megjithëse kohëzgjatja e pushimit mjekësor nuk është e specifikuar në ligj.

Rreth një e treta e grave vuajnë nga dhimbje të forta menstruale, sipas Shoqatës Spanjolle të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës.

“Periodat menstruale nuk do të jenë më tabu,” tha Montero pasi ligji u miratua fillimisht nga kabineti në maj 2022.

“Nuk ka më të punojmë me dhimbje, jo më të marrim pilula përpara se të mbërrijmë në punë dhe të fshehim faktin se kemi dhimbje që na bëjnë të paaftë për të punuar.”

Legjislacioni i ri gjithashtu lejon të miturit e moshës 16 dhe 17 vjeç të kryejnë një abort pa lejen e prindërve, duke anuluar një kërkesë të paraqitur nga një qeveri e mëparshme konservatore në 2015.

Spanja, një lider evropian për të drejtat e grave, dekriminalizoi abortin në vitin 1985 dhe në vitin 2010 miratoi një ligj që lejon gratë të zgjedhin lirshëm abortin gjatë 14 javëve të para të shtatzënisë në shumicën e rasteve. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak“PAN-i asnjë ligj për shëndetësi nuk e ka bë”, Vitia replikon me PDK-në për Ligjin e rregullimit të çmimit të barnave
Artikulli i rradhës Vitia dhe Haxhiu ironizojnë ndaj njëri-tjetrit me titujt: Profesor doktor – Doktor i përgjithshëm

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.