Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pandemia COVID-19 ‘larg përfundimit’, ka theksuar OBSH në takimin e fundit

Lajme 27/10/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kriza e COVID-19 është larg përfundimit, tha të martën komiteti i urgjencës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), teksa bëri thirrje mbi kërkimet rreth vaksinave të gjeneratës së ardhshme për kontrollin afatgjatë të pandemisë.

Komiteti prej 19 anëtarësh mblidhet çdo tre muaj për të diskutuar mbi pandeminë dhe për të bërë rekomandime.

“Ndërsa është bërë përparim përmes rritjes së marrjes së vaksinave dhe terapive kundër COVID-19, analiza e situatës aktuale dhe modelet e parashikimit tregojnë se pandemia është larg përfundimit”, tha OBSH në një deklaratë në takimin virtual katërorësh të së premtes, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

Komiteti bëri thirrje për kërkime të mëtejshme në maskat dhe respiratorët e ripërdorshëm, si dhe vaksinat, diagnostikimet dhe terapitë e gjeneratës së ardhshme “për kontrollin afatgjatë të pandemisë”.

“Përdorimi i maskave, distancimi fizik, higjiena e duarve dhe përmirësimi i ajrosjes së hapësirave të brendshme mbeten çelësi për reduktimin e transmetimit të SARS -CoV-2”, theksohet në deklaratë.

Komiteti tha se pandemia e zgjatur po i bënte më komplekse urgjencat humanitare, migrimin masiv dhe krizat e tjera. Prandaj, shtetet duhet të rishikojnë planet e tyre të gatishmërisë dhe masat reaguese.

Ata ngritën shqetësimet në lidhje me sfidat e Afrikës në trajtimin e pandemisë, duke përfshirë qasjen në vaksina, teste dhe trajtime, si dhe mbledhjen dhe analizimin e të dhënave për të monitoruar evolucionin e pandemisë.

Vetëm 14 doza vaksinash janë administruar për 100 njerëz në Afrikë, sipas një llogaritjeje të AFP-së.

Kjo shifër qëndron në 128 doza në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, 113 në Evropë, 106 në Amerikën Latine dhe Karaibe, 103 në Oqeani, 102 në Azi, dhe 78 në Lindjen e Mesme.

Komiteti për herë të parë deklaroi më 30 janar të vitit të kaluar se virusi ishte një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar (PHEIC) – alarmi më i lartë që mund të japë OBSH.

Ndër të tjera, komiteti gjithashtu u bëri thirrje vendeve që të njohin të gjitha vaksinat që u është dhënë miratimi i përdorimit emergjent nga OBSH. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakItalia ka të ngjarë të ofrojë doza përforcuese anti-COVID për të gjithë popullsinë
Artikulli i rradhës Gjermania do t’i japë fund situatës kombëtare ‘epidemike’ muajin e ardhshëm

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.