Lexoni më poshtë informacionet e fundit në lidhje me Covid-19.
Gjermani: Ministri i Shëndetësisë ka kritikuar ashpër miratimin e Rusisë për një vaksinë kundër Covid-19 duke thënë se Moska nuk është transparente dhe se një vakinsë pa testimin e duhur mund të jetë e rrezikshme, transmeton GazetaShneta.
Britania e Madhe: Ekonomia e Britanisë u zvogëlua për 20,4% në tremujorin e dytë të vitit 2020.
SHBA: Konfirmohen më shumë se 46,000 raste të reja brenda 24 orëve të fundit në SHBA si dhe 1,074 viktima.
Rusia: Raportohen mbi 5,000 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit në Rusi kështu duke çuar numrin e përgjithshëm në 902,701.Rusia zë vendin e katërt përnga numri i lartë i rasteve në botë, pas SHBA-së, Brazilit dhe Indisë.
Hong Kong: Shënohen 62 raste të reja me Covid-19 gjatë ditës së djeshme në Hong Kong.Deri tani, janë regjistruar 4,243 raste të përgjithshme./GazetaShneta/