Eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA, Dr. Anthony Fauci, dyshon se vaksina nga Rusia është e sigurt dhe efektive.
“Shpresoj që rusët vërtetë kanë vërtetuar se vaksina është e sigurt dhe efektiv”, tha ai për ABC news, transmeton GazetaShneta.
Ai shtoi se të pasurit një vaksinë dhe të dëshmoni se ajo është efektive janë dy gjëra të ndryshme.
“Kemi shumë vaksina, pra nëse ne do të donim të shfrytëzonim mundësinë për të lënduar njerëzit apo t’u japim atyre diçka që nuk funksionon, ne mund të filloj ta bëjmë këtë”.
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka thënë se do të aprovojë një vaksinë nëse plotëson një kërkesë të efikasitetit prej 50%.
Ndërkohë, OBSH-ja ka thënë se është në kontakt me autoritetet ruse dhe presin të rishikojnë detajet e testimeve.Sipas OBSH-së në gjitha botën janë 28 vaksina./GazetaShneta/