Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pandemia rriti rastet e personave me ankth, stres dhe dhunën në familje

Lajme 28/02/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Problemet që ka shkaktuar pandemia, e cila shpërtheu para gati dy vitesh, janë të shumta. Ekspertët e shëndetit mendor theksojnë se kërkesat për trajtim nga ankthi dhe stresi janë rritur si asnjëherë më parë; sikurse dhe numri i rasteve të dhunës në familje.

Problemit i ka kontribuuar edhe izolimi social – një masë kjo e gabuar për ballafaqim me pandeminë, sipas psikiatërve. Gjithashtu vështirësitë financiare kanë nxjerrë në pah dhe shtuar agresivitetin te shumë persona.

Drejtori i Qendrës për Shëndetin Mendor në Prishtinë, Sami Rexhepi, ka thënë se vizitat dhe kërkesat për trajtim në këtë qendër janë rritur shumë. “Kryesisht janë probleme me ankth edhe pamundësia e menaxhimit në mënyrë të duhur të stresit, i cili është akumuluar për këto dy vite”.

“Popullata ka qenë në një luftë të pashpallur me një agjent të cilin s’e ke ditur a është brenda në shtëpi, apo është jashtë. Jemi frikësuar se po infektohemi edhe për vete, jemi frikësuar edhe për infektimin e familjarëve tanë. Dhe kjo e ka rritur edhe më tepër nivelin e stresit”, shprehet Rexhepi.

Edhe rastet e dhunës në familje janë rritur pasi pragu i durimit është ulur shumë.

“Është rritur numri, pak ndoshta edhe shkaku i ndërgjegjësimit të popullatës për raportimin e dhunës në familje. Ka familje ku dhuna ka qenë prezentë edhe më herët… Por është një numër i rasteve të reja të dhunës në familje. Pak a shumë është normale për shkak se pragu i durimit është lëshuar shumë poshtë, toleranca jonë është zvogëluar shumë. Po ashtu mënyra e mirëfilltë e komunikimit mungon te ne, në përgjithësi, si kulturë”.

“Të gjitha këto kanë ndikuar që të rritet numri i rasteve të dhunës në familje. Tash kemi dhunën ndaj të moshuarve, dhunën ndërmjet çifteve, kemi dhunën ndaj fëmijëve, kemi dhunën në shkolla dhe më së shumti e që më së lehti shihet është dhuna në komunikacion. Keni parë çfarë tollovie, mungesa e durimit në semaforë të kuq, ikja me një shpejtësi të pakontrolluar me veturë nëpër qytet”, thotë Rexhepi.

Sipas tij, edhe mënyra e informimit në media lidhur me virusin ka pasur ndikim të madh negativ në psikikën e qytetarëve. “Ndikim kanë pasur edhe lajmet e rreme lidhur me vaksinën dhe efektet anësore të saj”.

Neuropsikiatri Ferid Agani thotë se Covidi ka ndikuar në jetën e gjithsecilit. Sipas tij, krahas izolimit edhe vështirësitë financiare janë shkaktarë të rritjes së agresivitetit te shumë persona.

“Edhe dhuna në familje është rritur. Agresiviteti brenda individit ekziston në shkallë të ndryshme vazhdimisht, dhe është i kushtëzuar me shumë faktorë të jashtëm, të brendshëm, faktorë socialë, ekonomikë dhe lloje të tjera të streseve të jashtme”.

“Në rrethana normale, ai agresivitet arrin të kontrollohet. Por, në rrethana të pandemisë kur izolimi social ka qenë një prej masave – unë mendoj të gabuara të ballafaqimit me pandeminë – ai ka shkaktuar që mekanizmat mbrojtës të individit të konsumohen shpejt dhe kontrolli i impulseve agresive të dobësohet shumë brenda individëve”, thotë Agani.

Agani, i cili ka qenë ministër i Shëndetësisë, kritikon masat, sidomos për izolimin e qytetarëve, që ka ndërmarrë Qeveria.

“Masat kanë qenë shumë agresive, kanë qenë gjithëpërfshirëse, kanë qenë masive. Ato kanë prekur individin, familjen, shoqërinë, ekonominë e vendit. Kanë shkaktuar vështirësi të mëdha të natyrës financiare brenda familjeve dhe e gjithë kjo e ka rritur shkallën e stresit brenda familjes”, thekson Agani.

Kosova është ndër vendet e pakta në botë që vazhdon të ketë orë policore në fuqi./EO

Artikulli paraprakNjë i vdekur dhe 55 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Artikulli i rradhës Përhapja e diabetit në Kosovë, rreth 8% e popullatës me këtë sëmundje

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.