Pandemitë virale, si koronavirusi, do të ndodhin përsëri dhe më shpesh, paralajmërojnë ekspertët
Shkencëtarët nga Universiteti Stanford paralajmërojnë se ndërsa njerëzit vazhdojnë habitatet natyrore në tokën bujqësore, viruset që kalojnë nga kafshët në njerëz do të bëhen më të zakonshme, transmeton Gazeta Shneta.
Analiza e tyre, e botuar në Landscape Ecology, zbulon se si humbja e pyjeve tropikale në Uganda i vë njerëzit në rrezik më të madh të ndërveprimeve fizike me primatët e egër dhe viruset që ato mbartin.
Gjetjet kanë implikime për shfaqjen dhe përhapjen e sëmundjeve infektive kafshë-njerëz në pjesë të tjera të botës dhe sugjerojnë zgjidhje të mundshme për të frenuar trendin.
Autorja e studimit, Laura Bloomfield tha se në një kohë kur Covid-19 po shkakton një nivel të paparë shkatërrimesh ekonomike, sociale dhe shëndetësore është thelbësore që të mendojmë në mënyrë kritike se si sjelljet njerëzore rrisin ndërveprimet tona me kafshë.
“Kombinimi i ndryshimit të madh mjedisor, si shpyllëzimi dhe varfëria mund të ndezin zjarrin e një pandemie globale”, shtoi ajo.
Njerëzit kanë shndërruar gati gjysmën e tokës pjellore në industriale dhe pyjet tropikale kanë vuajtur më shumë gjatë dekadave të fundit.
Në Ugandë, dekata migrimi dhe krjimi i tokave bujqësore kanë çuar në një dendësi të lartë të njerëzve duke u përpjekur të mbështesin familjet e tyre në buzë të habitateve të pyllëzuara.
Zakonisht, njerëzit shmangin primatët e egër sepse janë bartës të njohur të sëmundjes dhe shumë janë të mbrojtur nga Autoriteti i Jetës së egër të Ugandës.
Sidoqoftë, humbja e vazhdueshme e habitatit të pyllëzuar do të thotë se primatët e egër dhe njerëzit gjithnjë e më shumë po ndajnë të njejtat hapësira dhe po luftojnë për të njejtin ushqim.
Kur njerëzit futen në zona të pyllëzuara për burime dhe kur kafshët largohen nga habitatet e tyre për të bastisur të lashtat, shanset rriten për transmetimin e sëmundjes zoonotike.
Një shembull kryesor është HIV, i cili është shkaktuar nga një virus që u hodh nga primatët e egër te njerëzit përmes lëngjeve trupore të infektuar.
Origjina e Sars-CoV-2 sëmundja që shkakton Covid-19 nuk dihet ende me siguri, por besohet se ka ardhur nga kafshët e egra në Wuhan, Kinë.
Ndërsa është një sëmundje e re, njerëzit nuk kanë imunitet ose vaksinim, gjë që e ka bërë atë kaq vdekjeprurës.
Hulumtuesit, spekulojnë se rritja e ndërhyrjes së bujqësisë në pyje dhe rezultimi i aktiviteteve njerëzore në këto zona mund të çojë në më shumë përhapje të infeksioneve nga primatët e eger tek njerëzit në të gjithë botën. /GazetaShneta/