Papa Francesku ka rezultuar negativ në analizat laboratorike për koronavirus Covid-19.
Kreu i Vatikanit është testuar për koronavirusin pasi u shfaq i sëmurë, me kollitje dhe temperaturë, për çka u detyrua të anulojë edhe disa aktivitete të tij, shkruan Metro.co.uk, transmeton Gazeta Shneta.
Zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni nuk ka komentuar raportin e analizave. Kujtojmë se Papa Francesku 83-vjeçar më herët kishte hequr një pjesë të mushkërisë për shkak të një sëmundje.
Para disa ditësh ai doli para turmës së njerëzve në sheshin e Shën Pjetrit ku u solidarizua të prekurit nga koronavirusi duke i puthur dhe shtrënguar duart me qytetarët. Duket se ky ka qenë momenti kur Papa është sëmurë. /Gazeta Shneta/