Ushqimi para dhe pas stërvitjes luan rol kyç si në performancë, ashtu edhe në rikuperim. Të ngrënit para ushtrimeve ju jep energjinë e nevojshme për të performuar sa më mirë, ndërsa ushqimi pas stërvitjes ndihmon muskujt të rikuperohen dhe të rindërtohen. Të dyja janë thelbësore për shëndetin dhe progresin fizik.
Të ngrënit para stërvitjes përgatit trupin për një seancë me performancë të lartë, shkruan burimi Very Well Health transmeton Gazeta Shneta.
Konsumimi i ushqimit 1 deri në 4 orë para ushtrimeve siguron energji optimale. Nëse hani shumë afër stërvitjes, mund të përjetoni shqetësime tretëse; nëse hani shumë herët, mund të ndiheni të lodhur.
Rekomandohet një kombinim i karbohidrateve dhe proteinave, zakonisht në raport 3 me 1. Karbohidratet ofrojnë energji, ndërsa proteinat ndihmojnë në fillimin e riparimit të muskujve. Ushqime të përshtatshme janë kosi grek me fruta, tërshëra me fruta dhe arra, ose bukë e thekur me vezë apo gjalpë kikiriku.
Pas stërvitjes, ushqimi është po aq i rëndësishëm. Mes tjerash, ndihmon në rikuperimin e muskujve, rindërtimin e indeve dhe rimbushjen e rezervave të glikogjenit. Karbohidratet janë të domosdoshme për energjinë, ndërsa proteinat për ndërtimin e muskujve. Ekspertët sugjerojnë një raport 3–4 me 1 të karbohidrateve ndaj proteinave pas ushtrimeve. Ushqimet e plota, si mishi pa yndyrë, vezët, bulmetrat, bishtajoret dhe arrat, janë zgjedhja më e mirë.
Po aq e rëndësishme është edhe hidratimi. Pirja e mjaftueshme e ujit para, gjatë dhe pas stërvitjes ndihmon në ruajtjen e performancës, parandalon dehidratimin dhe përshpejton rikuperimin. /Gazeta Shneta/


