Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Para një muaji QKUK promovoi investimet në Pulmologji, mbrëmë pacienti e pësoi nga rënia e tavanit

Lajme 06/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

“Ata që kanë sy e vesh me pa, ndërrimet po ndodhin. Pacientët tanë s’kanë me pas ma nevojë me kërku ndihmë dikund tjetër”. Kjo është deklarata e drejtoreshës së Pulmologjisë Dr. Rukije Mehmeti, në një video të publikuar nga QKUK një muaj më parë ku promovohen investimet në këtë klinikë. QKUK nuk ka bërë të ditur sa para janë shpenzuar për renovim, por në video shihet se është rinovuar dyshemeja, dyert, janë lyer muret si dhe pajisje të reja.

Për ironi të kësaj deklarate të Mehmetit, një pacient i Pulmologjisë u detyrua të kërkojë ndihmë për shërim pasi mbrëmë gjatë natës i ra tavani mbi kokë duke ia rrezikuar jetën nga punimet e dobëta gjatë rinovimit. Kjo ndodhi pak më shumë se një muaj pas publikimit të kësaj video nga menaxhmenti i QKUK-së, shkruan Gazeta Shneta.

Mesnatën e së enjtes atij i ra mbi kokë një pjesë e tavanit të dhomës numër katër të katit të dytë të klinikës së Pulmologjisë së QKUK’së. Nga shembja atij iu shkaktuan lëndime jo të lehta trupore. Pjesë të tavanit i ranë në kokë atij duke ia dëmtuar kështu syrin e majtë, fytin si dhe lëndime ka marrë në dorën e djathtë.

Madje, nga shembja, pacienti i lënduar i është nënshtruar edhe një intervenimi kirurgjik në pjesën e poshtme të syrit. 82-vjeçari, ka shpjeguar për Gazetën Express se për disa kohë kishte qenë pa vetëdije. Thotë se ngjarja ka ndodhur në orën 1 të mesnatës që e lamë pas.

“Njëherë kam bërtitur. Më ka ndëgjue motra, pastaj kam mbet pa vetëdije. Me rridhte gjak shumë. Pasi më ka ardhur pak vetëdija e kom pa që me kanë pa (mjekët), ma kanë ndal pak gjakun. Pastaj e di që më kanë çu në tjetër spital prej orës 1 të natës deri në 4 kom nejtë në sallë”, shpjegon për rastin ai. Ai thotë se për dy javë kishte qëndruar në dhomën A4. Aty ku ndodhi shembja e tavanit.

“Më së fundi ma kanë qep syrin. Unë që dy javë ditë kam qëndru në atë dhomë. Pak ujë rridhte te çeshmja”, tregon tutje pacienti i lënduar, B.Vllasaliu.

E lëndimet që i mori në QKUK pacienti që po kërkonte shërim aty, zyra e drejtorit të këtij institucioni shëndetësor, Basri Sejdiut, nuk i ka cilësuar si serioze.

Artikulli paraprakKëshilla ushqimi për bebet 6-12 muajsh nga Dr Daniela Nika
Artikulli i rradhës Nëna vuan nga kjo sëmundje e rëndë pas shtatzanisë së parë

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.