Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këshilla ushqimi për bebet 6-12 muajsh nga Dr Daniela Nika

Jetë 06/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ja disa nga praktikat më të mira të rekomanduara nga ekspertët e ushqyerjes dhe shëndetit të fëmijëve:

Fëmija duhet të ushqehet me gji për rreth 2 vjet, ose sa të dëshirojë, ndërsa sapo mbush 6 muajsh, duhet të fillohen edhe ushqimet shtesë.
Qumështi i gjirit vazhdon të sigurojë të paktën gjysmën e nevojave ushqyese të foshnjës për moshën 6-12 muajsh dhe 1/3 e tyre nga 12-24 muajsh.
Të ushqyerit me gji duhet të vazhdojë edhe sepse qumështi i gjirit ndihmon foshnjën të luftojë sëmundjet. Ai është burimi i vetëm për marrjen e trupëzave mbrojtëse.

Kur dhe si duhen filluar ushqimet shtesë?
Ushqyerje shtesë, ose plotësuese do të thotë që foshnjes t’i jepet, përveç qumështit të gjirit, edhe ushqime të tjera gjysëm të forta apo të forta, për t’i ofruar atij/asaj lëndët e nevojshme ushqyese për rritje, zhvillim dhe shëndet optimal.

Kur foshnja e ushqyer me qumësht gjiri mbush 6 muajsh, nëna duhet të fillojë t’i japë edhe ushqime të tjera shtesë, pasi tashmë vetëm qumështi i gjirit nuk mjafton për të plotësuar nevojat ushqimore të foshnjës (aq më tepër nëse foshnja ushqehet me qumësht formule). Ky është një moment shumë i rëndësishëm në ushqyerjen e një individi që ndikon në rritjen dhe shëndetin e ardhshëm të tij. Duhet të dini se vetëm rreth moshës 6 muajsh rritet aftësia e foshnjes për të tretur dhe thithur proteina, yndyrna dhe karbohidrate të ndryshme nga ato që ka qumështi i gjirit dhe ai i formulave foshnjore.

Në praktikë, shenjat e zhvillimit që tregojnë se foshnja është gati për të pranuar ushqime shtesë të forta janë:

Është e aftë të qëndrojë ndenjur pa mbështetje; Kërkon, kap me dorë dhe fut në gojë ushqime, apo sende në mënyrë të saktë
Dëshiron të përtypë dhe fut në gojë lodra, apo objekte të tjera; Mban kokën mirë dhe drejt; Hap gojën kur shikon se i afrohet ushqim
Mban gjuhën poshtë dhe të ulur për të futur lugën; Mbyll buzët kur futet luga dhe tërheq ushqimin, ndërsa luga largohet nga goja

Mban ushqimin në gojë, e gëlltit dhe nuk e flak jashtë gojës tek mjekra; Nga mosha 4-6 muajsh zakonisht zhduket refleksi flakjes me gjuhë që bën që të nxjerrë me gjuhë ushqimet e forta nga goja

Studimet e fundit kanë treguar se mes frutave dhe perimeve, nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë se kush duhet të fillohet si ushqimi i parë shtesë për fëmijën 6 muajsh.

E rëndësishme është që të fillohet me 1-2 lugë ushqimi jo shumë të ujshëm (pure) dhe t’i jepet rreth një javë kohë fëmijës për t’u ambjentuar me të.
Jepini një prej perimeve në çdo herë, dhe pasi t’i ketë shijuar ato një nga një, mund të filloni t’i kombinoni dy apo më shumë perime bashkë. Më pas duhet të vazhdoni të provoni një ushqim tjetër pak më të trashë dhe me përbërje të re e kështu me rradhë.

Gjatë moshës 7-8 muajsh, fëmija duhet të marrë 3 herë ushqime të forta në ditë (½ -⅔ e një tasi prej 250 ml) dhe të vazhdohet ushqyerja me gji.
Gjatë moshës 9-11 muajsh, fëmija duhet të marrë 3 herë ushqime të forta (¾ e një tasi prej 250 ml) dhe një vakt të ndërmjetëm në ditë, si dhe të vazhdohet ushqyerja me gji kryesisht gjatë natës.

Ushqimi i fëmijës është më mirë të përgatitet në shtëpi, i freskët dhe me prodhime të stinës. Këshillohet që për ushqyerjen e fëmijës të mos përdoret biberoni, por gota, pjata dhe luga e vogël plastike individuale. Shmangni përdorimin e qumështit të lopës dhe shtesat e kripës dhe sheqerit deri në moshën 1 vjeçare!

Praktikat e Përgjegjshme të Ushqyerjes
Nënat apo personat që ushqejnë fëmijën, duhet të:

Jenë shumë të duruar, të qetë dhe t’i dhurojnë fëmijës shumë dashuri dhe përgëzime të vazhdueshme. Vendosni kontakt sy me sy edhe gjatë ushqyerjes plotësuese.
Provoni kombinime, shije dhe përbërje të ndryshme ushqimore për të nxitur të ngrënit. Prisni që fëmija të pushojë së ngrëni dhe pastaj jepini përsëri ushqim. Nxiteni, por mos e detyroni!

Lejoni që fëmija të ushqehet vetë dhe t’i marrë ushqimet vetë me dorë. Pakësoni gjërat që mund t’i tërheqin vëmendjen, pasi fëmija humb lehtë interesin.

Mbikqyrni fëmijën gjatë ushqyerjes dhe tregohuni të vëmendshëm ndaj shenjave ose sinjaleve të tyre. Ushqimet për të plotësuar mangësitë në hekur, zink, jod dhe vitaminë A.

Fëmijët e moshës 6-12 muajsh janë më të rrezikuar nga mangësitë e mikronutirentëve, pikërisht për shkak të mosmarrjes së tyre me ushqim.

Fëmijët kanë nevojë për ushqime të pasura me hekur që të zhvillojnë aftësitë e tyre fizike dhe mendore, të luftojë infeksionet dhe të parandalojnë aneminë. Burimet më të mira për hekur janë ato shtazore si mëlçitë, mishi pa dhjamë dhe peshku. Burime të tjera të mira janë: drithrat e plota, perimet me ngjyrë jeshile, ushqimet e fortifikuara me hekur dhe shtesat me preparate hekuri.

Ndonëse qumështi dhe nënproduktet e tij janë të mira për fëmijët, sepse kanë nivele të larta proteinash dhe janë burime të mira të kalciumit, ato pengojnë thithjen e hekurit, ndaj nuk duhen marrë afër vakteve ku merren ushqimet shtazore, por në një vakt tjetër të ditës.

Fëmijët kanë nevojë për vitaminë A, që të shtohet rezistenca
e tyre ndaj sëmundjeve dhe të mbrohet shikimi dhe lëkura e tyre. E verdha e vezës, mëlçia dhe ajka e qumështit janë burime të pasura me vitaminë A, ashtu si dhe karrota, kungulli i verdhë, kajsia, apo ushqimet që janë shtuar vitamina dhe minerale, apo dhe vet qumështi i gjirit.

Marrja e duhur e jodit parandalon zhvillimin e vonuar mendor dhe problemet me të mësuarit, kur fëmijët arrijnë moshën shkollore. Përdorimi kripës së jodizuar në vend të kripës së zakonshme, i jep fëmijëve sasinë e duhur të jodit që kanë nevojë.
Zinku është një tjetër lëndë ushqyese që i ndihmon fëmijët të rriten dhe të qëndrojnë të shëndetshëm. Ai zakonisht gjëndet në ushqime të njëjta me hekurin.
Ushqimet e fortifikuara ose të pasuruara me këto mikroelemente si drithërat, makaronat, qumështi, ose ushqime të tjera për fëmijët 6-12 muajsh, mund të ndihmojnë për të përmbushur këto nevoja për lëndë ushqyese.

Dr. Daniela Nika (Pediatre dhe specialiste në promovimin e ushqyerjes së shëndetshme, ISHP)

Artikulli paraprakSi duhet të kujdeseni për gjumin e bebes suaj?
Artikulli i rradhës Para një muaji QKUK promovoi investimet në Pulmologji, mbrëmë pacienti e pësoi nga rënia e tavanit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.