Mjekët e NHS janë paralajmëruar të kujdesen për një reagim të rrallë por të rrezikshëm tek fëmijët që mund të lidhet me infeksionin e koronavirusit.
Një paralajmërim i dërguar tek departamentet e kujdesit intensiv në Londër dhe pjesë të tjera të Mbretërisë së Bashkuar kanë trajtuar fëmijë të sëmurë rëndë me simptoma të pazakonta, transmeton Gazeta Shneta.
Kjo përfshin “inflamacion shumë-sistemor” me simptoma të ngjashme me gripin. Disa, por jo të gjithë, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Është e paqartë se sa fëmijë e kanë përjetuar reagimin, megjithëse numrat janë të ulët.
Drejtori mjekësor i NHS në Angli, Stephen Powis, tha se ata ishin bërë të vetëdijshëm për raportet e sëmundjes së rrallë dhe të rëndë tek fëmijët.
“Vetëm në ditët e fundit kemi parë ato raporte. Ne kemi kërkuar që ekspertët tanë ta shqyrtojnë këtë si një çështje ugjente”, shtoi ai.
Fëmijët ishin jashtëzakonisht të sëmurë. Ata kishin karakteristika të ngjashme me sindromën e shokut toksik, i cili mund të përfshijë një temperaturë të lartë, presion të tulët të gjakut, skuqdje dhe vështirësi në frymëmarrje.
Disa gjithashtu kishin simptoma gastrointestinale, dhimbje barku, të vjella ose diarre dhe inflamacion të zemrës si dhe rezultate anormale të gjakut.
Ekspertët thonë se këto janë shenjat që mund të shihni kur trupi mbushet kur përpiqet të luftojë një infeksion.
Gjithashtu këta theksojnë se shumë pak fëmijë sëmuren rëndë me koronavirus, provat nga e gjithë bota sugjerojnë se ata janë popullata më pak e prekur nga sëmundja. /GazetaShneta/