Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Paralajmëro Lula Raka: Mund të ketë valë të dytë e të tretë, na duhen më shumë teste

Lajme 10/05/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Prof. Dr. Lul Raka
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mikrobiologu Lul Raka thotë se zhdukja e tërësishme e coronavirusit mund të bëhet vetëm pasi të zbulohet vaksina e që mund të zgjasë deri një vit.

Raka ka thënë se duhet të përgatitemi që të bashkëjetojmë me virusin por duke pasur kujdesin maksimal. Sipas tij, Kosova e ka fituar betejën kundër coronavirusit, por jo ende luftën.

“Pandemia mund të mundet kur të gjendet vaksina, e cila është e sigurt dhe është efikase dhe kur ka mundësi të prodhohet në mënyrë masive, sepse në qoftë se vjen deri në një vaksinë të tillë ajo merr një vit. Ne duhet të përgatitemi që të bashkëjetojmë me virusin por, duke pasur kujdesin maksimal”, tha Raka, për Ekonomia Online.

Profesori Raka, ka thënë se mund të ketë valë të dytë dhe të tretë të virusit, duke marrë shembull vendet e tjera si Singapori që ka pasur valë goditëse të dytë për shkak të neglizhimit të masave.

Raka theksoi se në valën e dytë Kosova ka hapësirë që deri në sezonin e ardhshëm të përgatitet në maksimum edhe me teste, pajisje personale dhe kapacitete menaxhuese, në mënyrë që përgatitja të jetë maksimale dhe të mos ketë nevojë për një izolim të tillë sikurse herën e parë, por bashkë me coronavirusin do të ketë edhe një armik tjetër që është gripi sezonal, gjatë vjeshtës dhe dimrit.

Prof. Dr. Lul Raka

“Po mund të kemi valë të dytë dhe të tretë të virusit. Na e kemi parë prej shteteve të tjera që kanë hyrë së pari në këtë cikël. Në Singapor pasi ka përfunduar cikli i parë ka pasur valë goditëse të valës së dytë për shkak të neglizhimit të masave. Ka ndodhur 1 mijë e 500 raste ne konvikt të punëtorëve i cili ka qenë i mbipopulluar. Për këtë arsye masat parandaluese janë shumë të rëndësishme, sepse raste mund të ketë por mos të ketë rritje enorme dhe këto raste të jenë të menaxhueshme. Por në stadin e dytë që do të ndodh në sezonin e ardhshëm sepse virusi nuk mund të zhduket sepse tashmë është në pjesë të tjera të botës në ato jugore ku fillon dimri. Ne kemi parë në Kinë që ka pasur raste të reja”.

“Na valën e dytë Kosova ka hapësirë që deri në sezonin e ardhshëm që të përgatitet në maksimum edhe me teste dhe pajisje personale, kapacitete menaxhuese, në mënyrë që në valën e dytë të jemi sa më të përgatitur, sepse do të dimë si të reagojmë dhe ky është një element pozitiv. Një pjesë e njerëzve veç janë infektuar dhe ende nuk e dimë se sa për qind, mirëpo deri atëherë përmes testeve do ta dimë sa është përqindja e popullatës që është prekur. Në valën e dytë nuk do të ketë nevojë për një izolim të tillë sikurse herën e parë, por bashkë me coronavirusin do të kemi edhe një armik tjetër që është gripi sezonal, në vjeshtë dhe dimër”, shtoi ai.

Sipas tij, nëse krahasohet numri i rasteve të hospitalizuar dhe të vdekjeve Kosova e ka menaxhuar përtej parashikimeve situatën me coronavirusin.

Raka foli edhe për kapacitetet e Kosovës që kanë munguar investime në Shëndetësi qe 20 vjet. Ai përmendi edhe mungesën e testeve që po përballet Kosova gjatë pandemisë.

Sipas Rakës, betejën e parë me coronavirusin në Kosovë është fituar, mirëpo luftën ende nuk e kemi fituar.

“Nëse e krahasojmë numrin e raste, të hospitalizuar dhe të vdekjeve Kosova e ka menaxhuar përtej parashikimeve më mirë sesa që kemi menduar. Nëse merret parasysh edhe kapacitete që i ka Kosova dhe qe 20 vjet nuk është investuar në Shëndetësi. Secili shtet ka nevojë për teste, dhe ka mungesë globale. Edhe Kosova ballafaqohet me mungesë të testeve përkundër kërkesave të shumta”.

“Nuk ka furnizim të mjaftueshëm me teste. Betejën e parë me coronavirusin në Kosovë e kemi fituar, mirëpo luftën ende nuk e kemi fituar. Prandaj, për ta fituar luftën duhen masat e parandalimit dhe të respektohen. Prandaj, secili qytetarë mund të respektojnë distancën dhe mbajtjen e maskës. Nëse sillemi mirë atëherë do të kemi më pak të raste”, shtoi Raka.

Lul Raka, Profesor i Mikrobiologjisë dhe Kontrollit të Infeksioneve në Universitetin e Prishtinës, dje është shpallur fitues i çmimit “Evropiani i vitit” për vitin 2020.

Artikulli paraprakIKSHPK’ja do të testojë 60 raste nga Prishtina sot, të lidhura me rastet e ditës së djeshme
Artikulli i rradhës Tre fëmijë bëhen viktimë e sëmundjes misterioze, e cila besohet se ka lidhje me COVID-19

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.