Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka takuar sot virutalisht kryetarët e komunave të Kosovës.
Vitia ka paralajmëruar lehtësimin e masave duke hequr orën policore dhe zgjatjen e orarit të punës për gastronominë, shkruan Gazeta Shneta.
Kryetari i Asociacionit të Komunave Sazan Ibrahimi ka thënë se në këtë takim është diskutuar për kërkesat e komunave për heqjen e orës policore dhe zgjatjen e orarit për gastronomi, si dhe lejimin e dasmave. Sipas tij këto kërkesa pritet të aprovohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria.
Në anën tjetër në njoftimin e MSH-së për këtë takim, është konfirmuar se lehtësimi i masave do të ndodhë sipas situatës me pandeminë në vendin tonë.
“Ministri Vitia theksoi se sipas analizës epidemiologjike, jemi duke planfifikuar lehësimin e masave parandaluese konform realitetit në terren, gjithmonë duke tentuar balancën mes shëndetit publik dhe Ekonomisë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Poashtu Vitia në këtë takim ka konfirmuar se gjatë kësaj jave pritet të vijnë edhe 100 mijë doza të vaksinave përmes aleancës COVAX.
Për këtë arsye Vitia ka kërkuar nga kryetarët e komunave dhe shtabet komunale emergjente që shtojnë kapacitetet e vaksinimit. /Gazeta Shneta/