Studimi i fundit ka paralajmëruar se disa maska përmbajnë alergjentë, që mund të shkaktojnë reaksione të rënda në lëkurën e njeriut.
Ndërkohë që, maskat janë pjesë e përditshmërisë së njerëzve, ato po shfaqin efekte negative në lëkurën e tyre shkruan Mirror, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Në një komunikatë për American College of Allergy, Asthma and Immunology, studiuesit kanë treguar për rastin e pacientit 60 vjeçar me alergji në lëkurë të shkaktuar nga maska e fytyrës.
Dr.Yashu Dhamija, bashkëautor tha:”Ne trajtuam një pacientë 60 vjeçar me ekzemë dhe alergji kronike të hundës në klinikën tonë, pasi pacienti në fjalë është paraqitur për të tretën herë radhazi me një skuqje në fytyrë.
Dr.Kristin Schmidlin, bashkëautor i studimit ka treguar se skuqja u shfaq përsëri, në momentin që kishte kontakt me maskën.
Mjekët i rekomanduan pacientit terapi dhe përdorim të maskave pa ngjyrë dhe të pambukut.
Në përfundim të këtij studimi, studiuesit sugjeruan se njerëzit që kanë alergji në lëkurë duhet të shmangin maska me elemente elastike./GazetaShneta/