Sipas një studimi në Itali është bërë e ditur se testet identifikuese të virusit covid-19 nuk janë plotësisht të besueshme.
Sipas tyre, një test tjetër që kërkohen qelizat imune shfaqi efektivitet më të madh sesa testet tjera të zakonshme shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Studiuesit në Itali, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara vëzhguan njerëzit për të nxjerr një përfundim rreth saktësisë së testimit.Ata realizuan teste të gjakut në 70 persona që kishin qenë të infektuar me covid-19 dy muaj më parë.
Teorikisht, të 70 personat duhet të kishin rezultate pozitive në një test të antitrupave, mirëpo ky test tregoi rezultatet negative në 16 raste apo 23%.
Poashtu, studiuesit testuan 2,200 njerëz që fillimisht kishin rezultuar negativ për covid-19, mirëpo testi i qelizave T konfirmoi se rezultatet ishin pozitive në 45 prej tyre.
Në lidhje me rezultatin e fundit, Dr.Lance Baldo, bashkëautor ka theksuar se shumë pacientë kanë qenë të infektuar me covid-19, por nuk janë identifikuar.
Aktualisht, egzistojnë teste të qelizave T, mirëpo ato ende nuk janë për përdorim të gjerë./GazetaShneta/