Një shpresë na vie nga eksperti kinez i rrugëve respiratore Zhong Nanshan të enjten, i cili tha në një konferencë për shtyp se pandemia e koronavirusit mund të përfundojë deri në qershor, nëse vendet e goditura më rëndë – marrin masa të mjaftueshme për parandalimin e përhapjes së virusit.
Zhong, drejtori i Qendrës Kombëtare të Kërkimeve Klinike për Sëmundjet e frymëmarrjes, fillimisht e bëri parashikimin në 9 Mars, dhe tha se ai ende qëndron pranë kësaj pjese shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
“Nëse disa shtete nuk i kushtojnë vëmendje dëmit dhe infektimit të pandemisë dhe nuk kryejnë ndërhyrje të fortë, mund të zgjasë dhe më shumë,” tha Zhong gjatë konferencës së mbajtur nga qeveria provinciale Guangdong.
“Normalisht, gjatë verës kur temperatura është relativisht e lartë, virusi është relativisht më pak aktiv.”
Zhong është i njohur për punën e tij kundër SARS dhe më parë ka parashikuar që virusi në Kinë do të arrinte kulmin deri në mes të fundit të shkurtit dhe do të ishte nën kontroll deri në fund të prillit. /Gazeta Shneta /