Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Parashikimi i Bill Gates për 2035-ën, çfarë do të ndodhë me njerëzimin 10 vjet më vonë

Jetë 08/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në vitin 2015, kur ishte e pabesueshme për shumëkënd, Bill Gates parashikoi ardhjen e një pandemie që do të shkaktonte më shumë viktima se një luftë. Gjatë një interviste me Jimmy Fallon, babai i Microsoft-it paraqet tani një skenar që duket po aq i pamundur për ne, por pas dhjetë vitesh mund të na befasojë më pak.

Nga viti 2035, java e punës do të reduktohet në dy ditë, maksimumi tre ditë pune, pasi inteligjenca artificiale do të bëjë që njerëzit të mos jenë më të nevojshëm për shumicën e gjërave. Huffington Post e analizoi këtë profeci me disa ekspertë të punës dhe inteligjencës artificiale për të kuptuar se sa mundësi ka që Gates të ketë të drejtë dhe çfarë pasojash do të kishte ky sistem i ri punësimi.

Sipas Massimo Canducci, menaxher i inovacionit, teknolog dhe profesor i Menaxhimit të Inovacionit në Universitetet e Torinos dhe Pavisë, ky skenar është padyshim i mundshëm, por me disa nuanca të rëndësishme. Inteligjenca artificiale po ecën me ritme të papritura, duke përmirësuar aftësinë e saj për të automatizuar procese komplekse. Megjithatë, transformimi nuk do të jetë i njëjtë për të gjithë sektorët:

“Është e arsyeshme të parashikohet një reduktim i orëve të punës në shumë fusha profesionale, por do të kemi disa sektorë që do të jenë më të ekspozuar dhe të tjerë që do të mbeten në gjendje të pandryshuar”, thotë ai për HuffPost.

Reduktimi i javës së punës dhe roli i shtetit

Qeveritë do të kenë një rol kyç në menaxhimin e kësaj situate, thotë Canducci: “Prioritetet duhet të përfshijnë investime në trajnime të vazhdueshme dhe ripunësim, rishikimin e sistemeve të mirëqenies, shqyrtimin e modeleve inovative si të ardhurat bazë universale, politika fiskale të përditësuara për të siguruar që përfitimet ekonomike të automatizimit të shpërndahen në mënyrë të barabartë”. Po ashtu, shteti do të duhet të sigurojë që punonjësit të fitojnë aftësitë e nevojshme për të mos mbetur jashtë tregut të punës.

Çështjet psikologjike dhe ndikimi në shëndetin mendor

Një revolucion i tillë i rutinës së njerëzve do të kishte edhe një ndikim psikologjik. Sipas psikologut të punës, Sergio Sangiorgi, “Nuk ka rëndësi vetëm sasia, por edhe cilësia e orëve të dedikuara për punë dhe për privatësinë”. Ndryshimet mund të jenë pozitive, si rritja e produktivitetit dhe liria nga punët monotone, por gjithashtu ka rreziqe, si papunësia teknologjike dhe polarizimi i tregut të punës.

Ky skenar mund të sjellë një ulje të konsumimit profesionale dhe një përmirësim të balancës mes jetës dhe punës, por kjo do të varet nga mënyra se si shoqëria do të përshtatet me këto ndryshime.

Artikulli paraprakArrestohet një 58-vjeçar në Prishtinë, dyshohet se e dhunoi një 14-vjeçare disa herë brenda vitit
Artikulli i rradhës Tarifat Trump nuk kursejnë as shëndetin: Mbretëria e Bashkuar paralajmëron efekte në industrinë farmaceutike

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.