Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se kjo javë do të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike.
Kjo situatë meterologjike vije si pasojë e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik, ka njoftuar IHMK-ja.
“Do të ketë orë më shumë me diell se java e fundit. Sa i përket temperaturave, parashihet rritje, sidomos në vlerat e maksimaleve, derisa minimalet do shënojnë ulje në një shifrorë. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes”. /Gazeta Shneta/


