Moti në fundjavë pritet të jetë i butë, me vranësira dhe riga lokale të shiut.
Përgjatë këtyre dy ditëve, temperaturat minimale priten të jenë deri në 5C, kurse maksimalet deri në 13C shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“27.11 – Kryesisht me vransira dhe jo aq ftohtë. Mundësi për riga lokale shiu, kryesisht në perëndim të vendit.
28.11 – Butë me vransira e intervale me diell. Në perëndim të vendit mundësi për riga lokale shiu. Deri në mbrëmje vransirat shtohen, ku priten edhe të reshura shiu.”, thuhet në njoftimin e fundit./Gazeta Shneta/