Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 1,591 testime të kryera janë konfirmuar nëntë raste pozitive me Covid-19.
Në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes nga Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 10 qytetarë janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive ka rënë në 334.
Mes tjerash, MSh-ja bën të ditur se gjatë kësaj periudhe janë administruar 1,898 doza të vaksinës anti covid./Gazeta Shneta/