Java e ardhshme pritet të ketë reshje shiu e bore në viset malore. Temperaturat minimale do të rriten nga 0C në 7C, kurse maskimalet do të arrijnë deri në 12C e 14C shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“16.01 – Kryesisht me vransira. Pasdite dhe në mbrëmje me të reshura shiu, që do jenë më intenzive në perëndim të vendit. Viseve malore borë.
17.01 – Kryesisht vranët, me shi dhe erë kohëpaskohe. Më shumë të reshura në perëndim të vendit, viseve të larta malore borë.
18.01 – Kryesisht me vransira, herë pas here me shi dhe erë. Në zona të larta malore borë.
19.01 – Kryesisht me vransira dhe shi herë pas here. Ditën priten edhe intervale me diell.
20.01 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/